Së fundmi në rrjetet sociale janë duke qarkulluar dy video ku shihen zyrtarë policorë duke u konfrontuar me qytetarë për shkak të mosrespektimit të masave ndaj Coronvirusit. Rasti më i fundit është ai i arrestimit të një taksisti në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.
Këto raste i ka komentuar edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online. Ai ka thënë që me raste të tilla PK-ja përballet shpeshherë
Flet drejtori i Policisë: 200 zyrtarë policorë në luftë me Coronavirusin, 538 në vetizolim
“Mund të them që kemi pasur shumë e shumë raste dhe jo vetëm të këtyre të dyjave që qytetarët e pandërgjegjshëm nuk dëshirojnë që t`i implementojnë masat, t`i vendosin maskat dhe mjetet mbrojtëse të tjera. Poashtu edhe duke e ofenduar dhe kërcënuar Policinë, në disa raste duke bërë edhe sulme fizike ndaj policisë dhe normalisht që policia ka ndërmarr masa dhe do të ndërmarr edhe në të ardhmen që personat e t8illë të sillen para drejtësisë”, ka thënë ai..