Rusia raportohet se ka regjistruar një vaksinë kundër COVID-19, njoftoi presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin.
“Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një vaksinë kundër coronavirusit”, tha Putin në një takim me anëtarët e qeverisë, raportojnë mediat ruse.
Putin tha, siç raporton RT, se vajza e tij gjithashtu mori vaksinën. Ajo kishte ethe të buta pasi mori vaksinën, por kaloi shpejt, raporton ABC.
“Një nga vajzat e mia mori vaksinën. Në këtë kuptim, ajo mori pjesë në eksperiment. Pas vaksinimit të parë, ajo kishte një temperaturë prej 38 gradëve, ditën tjetër – 37 dhe kjo ishte e gjitha”, tha ai.
Theksojmë se disa prej ekspertëve botëror janë shprehur skeptik rreth vaksinës së re pasi që nuk ka pasur informata paraprake deri më tani rreth testimeve te kafshët ose njerëzit.
Vaksina e parë ruse kundër coronavirusit u zhvillua bashkërisht nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.