×
  • Lajme
  • Lajme

    Punonjësit e “Pastrimit” mund të mbesin pa paga, paralajmërojnë protesta tjera

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Punonjësit e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, kanë protestuar sot për pakënaqësitë e tyre rreth mospërfshirjes në Pakon Emergjente të Qeverisë së Kosovës. këta punonjës rrezikojnë të mbesin pa paga, e rrjedhimisht edhe shërbimet e tyre mund të ndalen

    Zëdhënësja e KRM “Pastrimi”, Arbnora Ademi, ka dhënë detaje rreth protestës së sotme.

    “Janë respektuar masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja. Protesta ka përfunduar e qetë. Gjithsej kanë qenë afro 70 kamionë nga kompania “Pastrimi”, sepse kryejmë shërbime edhe në gjashtë komuna tjera. Nga të gjitha këto njësi jemi mobilizuar që të protestojmë të gjithë së bashku”, ka treguar Ademi.

    Ajo theksoi se kërkesa e vetme e punonjësve të “Pastrimit” është që të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë së Kosovës.

    “Kërkesa tash e disa ditë, që nga fillimi i pandemisë ka qenë përfshirja e këtyre punëtorëve në Pakon Emergjente të Republikës së Kosovës, sepse ne vlerësojmë se këta punëtorë janë anashkaluar pa të drejtë. Pasi ata gjatë 24 orëve kryejnë shërbimin e largimit të mbeturinave, madje duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Ne kemi bërë vazhdimisht kërkesa të tilla, por ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare nga Qeveria”, theksoi Ademi.

    Ademi ka paralajmëruar se nëse punonjësit e kompanisë “Pastrimi” që merren me largimin e mbeturinave në gjashtë komuna të Kosovës, mund të mbesin pa paga.

    E kjo do të çonte në një problem tjetër, atë të ndalimit të shërbimeve nga kjo kompani.

    “Nëse kjo nuk ndodh, ne do të rrezikohemi financiarisht, do të mbesim pa paga. Nëse një gjë e tillë ndodh, nuk do të jetë e mundur të funksionojë shërbimi i largimit të mbeturinave e që mund të ndodh ndonjë epidemi tjetër e që ndoshta edhe do të harrohej COVID-19”, ka deklaruar Ademi për Express.

    Ademi po ashtu bëri të ditur se deri më tani asnjë nga punonjësit e kësaj kompanie nuk është konfirmuar me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.