Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar sot publikoi listën e emrave të 138 shtetasve të Maqedonisë që nuk pranuan të marrin vendimet për vetizolim.
Shumica e personave që nuk është mundur t’u dorëzohen vendimet për vetizolim janë nga Shkupi, të ndjekur nga Shtipi, Gostivari dhe komuna e Zhelinës.
Lista u publikua pasi Inspektorati nuk mundi të gjente më shumë se 450 persona për t’ua dorëzuar vendimet që u shfaq si problem që kufizon lëvizjen e qytetarëve të infektuar me coronavirus.