×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Publikohen notat e futbollistëve për ndeshjen Spanjë – Kosta Rikë: Kush ishte më i miri dhe më i dobëti?

    FrontOnline
    23 Nëntor 2022

    Kombëtarja e Spanjës e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të futbollit në Katar duke shënuar fitore të thellë 7:0 kundër Kosta Rikës, në kuadër të Grupit E.

    Dani Olmo hapi serinë e golave në minutën e 11-të pas një aksioni mirë të ndërtuar, shkruan FrontOnline.

    10 minuta më vonë Asensio u gjend mirë në zonë duke konkretizuar me gol një harkim të mirë nga krahu i majtë.

    Ferran Torres shënoi golin e tretë për “Furinë e Kuqe” në minutën e 31-të. Ky i fundit regjistroi golin e dytë edhe në minutën e 54-të duke e rritur epërsinë e spanjollëve.

    Golin e pestë për Spanjën e shënoi futbollisti i ri, Gavi 16 minuta para fundit të kohës së rregullt.

    Krejt në fund të takimit, në minutën e 90-të, Soler “detyroi” edhe njëherë tjetër portierin Navas ta nxjerrë topin në porta e tij, kurse për epilogun përfundimtar u përkujdes Morata në minutën e tretë shtesë.

    Portali i specializuar për vlerësime, “WhoScored” ka publikuar tashmë notat e futbollistëve.

    Olmo i Spanjës ishte më i vlerësuari me 8.7, kurse Navas më i dobëti 3.9.

    Kjo fitore e Spanjës njëherit ishte edhe më e thella deri më tani në këtë Botëror.

    Spanja renditet e para me tri pikë, aq sa ka edhe Japonia. Gjermania dhe Kosta Rika pozicionohen në vendin e tretë, respektivisht të katërtin./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.