Marrëdhëniet mes dy Koreve janë mjaft të acaruara. Korea e Jugut ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri, në të cilat është stampuar gruaja e liderit suprem Kim Jong-un, e veshur në mënyrë mjaft provokative. Dyshohet se pikërisht ky veprim bëri që Korea e Veriut të hidhte në erë një zyrë ndërlidhëse dhe të ushtronte presion me anë të forcave ushtarake në kufi.
Gjithashtu thuhet se fletëpalosjet janë pjesë e një propagande të iniciuar nga Korea e Jugut dhe sipas ambasadorit rus në Penian, Matsegora, kjo sjellje e Koresë së Jugut është mjaft fyese dhe denigruese në dëm të familjes Jong-un.
“Fletëpalosjet kishin një lloj të veçantë të propagandës së ndyrë, fyese që synonte të denigronte figurën e bashkëshortes së Kim”, u shpreh Matsegora për agjencinë e lajmeve ruse TASS.
Sakaq, Korea e Veriut po kalon një moment mjaft e vështirë, që lidhet dhe me lajmet se udhëheqësi i saj Kim Jong-un është sëmurë rëndë dhe mund të heqë dorë përfundimisht nga drejtimi i shtetit.