×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse nuk janë rihap sot institucionet parashkollore në Kosovë

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Asociacioni i Komunave kanë dhënë një shpjegim në lidhje me mos hapjen e institucioneve parashkollore në Kosovë, shkruan Front Online.

    Sipas tyre, kishte mungesë totale të koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe vetë Komunave.

    Reagimi i plotë:

    Sot nuk kanë nis punën çerdhet në komunat e Kosovës. Sepse njoftimi dhe vendimi i institucioneve qendrore u shpall dje pasidte e duke e shtuar  konfuzionin në orët e vona të mbrëmjes si për institucionet qendrore ato komunale ashtu edhe për bartësit e institucioneve parashkollore dhe vetë prindërit.

     

    Kryetarët e Komunave vlerësojnë se në këtë rast, kishte mungesë totale të koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe vetë Komunave dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë e besojmë që do jetë hera e fundit.

     

    Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë nga institucionet qendrore që të kemi koordinim më të mirë dhe efektiv për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm në parandalimin e pandemisë Covid-19 por edhe për çështje tjera të interesit publik.

     

    Fillimisht kishim dy versione si datë të hapjes së çerdheve, 1 dhe 8 qershorin. Pastaj në shpallje të vendimit, që u lajmëruam përmes mjeteve të informimit, u tha se kjo rihapje ka kritere të reja. E të cilat kritere nuk ishin publike askund dhe nuk iu ishin dërguar as komunave. Mungonte informata e qartësuar dhe e plotë për një aktivitet tepër të rëndësishëm siç janë çerdhet dhe kopshtet në kohë pandemie.

     

    Më vonë, pak para mesnatekomunat pranuan ‘Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’. Sipas këtij dokumenti, faza përgatitore e hapjes së institucioneve parashkollore merr disa ditë kohë, meqë ka një mori masave në zbatim të plotë të Udhëzuesit dhe për të siguruar shëndetin e fëmijëve tanë.

     

    Poashtu, përveç këtyre kritereve nga Udhëzuesi për hapje të institucioneve parashkollore, i shtohen edhe çështjet tjera si mbipopullimi i çerdheve, çështja e ushqimit dhe pastrimit, si tre elemente bazike në masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

    Andaj, marrë për bazë të gjitha këto mund të vlerësohet se pse Komunat kanë vepruar drejtë që nuk kanë lejuar hapjen e këtyre institucioneve me 1 qershor pa përgatitje sipas Udhëzuesit.

    Ndërkohë, Komunat e Kosovës, menjëherë kanë filluar angazhimet për zbatim të kritereve dhe masave nga ‘Udhëzuesi për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’ dhe përgatitjen sa më përmbajtësore e të sigurt të hapjes së çerdheve dhe kopshteve.

    Pas zbatimit të plotë të këtij udhëzuesi nga ana e komunave, në ditët në vijim do të hapen çerdhet dhe kopshtet dhe do të jenë nën kujdesin e shtuar të strukturave komunale.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.