×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse Covid-19 prek më tepër pakicat etnike?

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Zubaida Haque, The Guardian

    Pse është raca akoma paragjykim në shekullin XXI?

    Pavarësisht nëse bëhet fjalë për vrasjen e pamëshirshme të George Floyd nga policia në SH.B.A. ose nga ndalimi dhe internimi brutal i qytetarëve britanikë me ngjyrë nga Zyra e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar, realiteti për njerëzit etnikë me ngjyrë  dhe pakicë mbetet i njëjti: racizmi është çështje jetë  dhe vdekje, raporton abcnews.al

    Këto pabarazi racore kanë dal më tepër në pah nga të dhënat alarmante të rasteve spitalore nga Covid-19 dhe nga shkalla e vdekshmërisë midis pakicave në MB dhe SHBA.

    Pothuajse çdo burim të dhënash në  lidhje me rastet me Covid-19 dhe vdekjet e analizuara nga përkatësia etnike – Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv, Zyra për Statistika Kombëtare, Instituti për Studime Fiskale dhe Shëndeti Publik Angli ndër të tjera  ka zbuluar se rastet te pakicat janë rritur.

    Mesazhi është i qartë: të gjithë mund të jemi duke parë  të njëjtën stuhi, por nuk jemi në të njëjtën varkë.

    Ekzistojnë disa ndryshime në të cilat grupet e pakicave etnike si Bangladeshi, Pakistani apo Britanikët më ngjyrë, janë më të prekurit, sipas të dhënave që nxirren nga shtrimet në spital edhe nga vetë-karantinimi në shtëpi, raporton abcnews.al

    Analiza e bazuar në të gjitha vdekjet e Covid-19 në Angli dhe Uells midis fillimit të marsit dhe mesit të majit  ka zbuluar se rreziqet e vdekshmërisë janë më të larta për gratë dhe burrat me ngjyrë (1.4 deri në 2 herë më të larta në krahasim me njerëzit e bardhë) duke marrë parasysh rajonin, dendësinë e popullsisë , karakteristikat socio-ekonomike dhe shtëpiake.

    Në anën tjetër, analiza e vdekjeve në spitalet Covid-19 në Angli, Skoci dhe Uells nga grupet etnike tregon se njerëzit  me prejardhje nga  Azia Jugore janë më të rrezikuar të vdesin nga koronavirusi (me një shkallë vdekshmërie në spital 20% më të lartë se ajo e njerëzve të bardhë).

    Një studim i kohëve të fundit në Gazetën Mjekësore Britanike zbuloi se më shumë se gjysma e grave shtatzëna të shtruara në spital me Covid-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis 1 Marsit dhe 14 Prillit ishin me prejardhje të pakicave etnike. Gratë me ngjyrë kanë një rrezik veçanërisht më të lartë pasi ato janë 8.1 herë më të predispozuara se gratë e bardha britanike që të shtrohen në spital me Covid-19 gjatë shtatzënësisë. Nëse marrim në konsideratë se gratë me ngjyrë kanë pesë herë më shumë gjasa të vdesin gjatë lindjes në krahasim me gratë e bardha britanike, rreziqet janë të tmerrshme., raporton abcnews.al

    Arsyeja se përse pakicat janë në rrezik më të madh nga Covid-19 është ende në disktutim: është e qartë se ekziston një konfuzion midis shkaqeve dhe simptomave. Javën e kaluar, një raport i shumëpritur nga Prof Kevin Fenton, mbi ndikimin e Covid-19 në grupet e pakicave etnike , nxori në pah shqetësimin  kaq shumë të diskutuar: që përvoja e racizmit, diskriminimit, frikës dhe besimit midis komuniteteve me ngjyrë dhe komuniteteve etnike të pakicave, përfshirë punëtorët kryesorë brenda SHPK-së, i ka bërë ata dukshëm më të prekshëm.

    Një studim i Kolegjit Mbretëror të infermierëve në maj tregoi se vetëm 43% e infermierëve të pakicave etnike kishin marrë pajisje adekuate për mbrojtjen e syve dhe të fytyrës, krahasuar me 66% të infermierëve të bardhë britanikë, raporton abcnews.al

    Ajo që është keqkuptuar shpesh është se të jesh një “racë” e ndryshme për shumicën etnike që i ka vënë njerëzit me ngjyrë dhe me pakicë etnikë në rrezik më të lartë, është përvoja e racizmit dhe pabarazive racore , të cilat janë kryesisht pasoja të politikës politike dhe ekonomike.

    Përvoja e racizmit të gjatë sistemik dhe pabarazisë strukturore ka treguar që njerëzit etnikë të minoriteteve me ngjyrë  kanë më shumë të ngjarë të jenë në mesin e grupeve më të varfra socio-ekonomike, dhe ka më shumë të ngjarë të punojnë në punë  më të ekspozuara nga koronavirusi dhe si rrjedhojë janë më pak të mbrojtur.

    Gjithashtu komunitetet me ngjyrë  kanë më shumë të ngjarë të jenë të rrezikuar nga sëmundje  të tjera  (siç janë hipertensioni, diabeti ose sëmundja koronare e zemrës) që i  bëjnë më të prekshëm ndaj Covid-19, raporton abcnews.al

    Nuk është çështje gjeni, sepse sëmundjet ekzistuese nuk janë domosdoshmërish rezultat i biologjisë: ato ka më shumë të ngjarë të jenë rezultat i rrethanave, i  vendit ku jetoni, i mënyrës si ushqeheni, sa ushtrime fizike kryeni, dhe streset apo problemet që keni në jetën tuaj.

    Dallimet ekonomike dhe sociale gjithashtu kanë treguar që disa grupe etnike të minoriteteve janë goditur më keq financiarisht nga Covid-19 sesa të tjerët. Shkalla e varfërisë së fëmijëve në Britani është përkeqësuar që nga viti 2012, por aktualisht gati gjysma e fëmijëve me ngjyrë dhe mbi gjysma e fëmijëve me prejardhje nga Pakistani dhe Bangladeshi po jetojnë kushte ekstreme të varfërisë. Covid-19 i ka forcuar edhe më shumë këto pabarazi, raporton abcnews.al

    Burrat nga  Bangladeshi, Pakistani, Afrika dhe Karaibet kanë  më shumë të ngjarë të kenë punuar në industri të mbyllura, për shkak se në pjesën më të madhe burrat e Bangladeshit punojnë në sektorin e restoranteve dhe burrat pakistanezë në shërbimin taksi.

    Për më tepër, një vëzhgim 10-vjeçar i Marmot në shkurt 2020 theksoi se njerëzit nga  komunitete me ngjyrë  dhe prejardhje të pakicave etnike, jo vetëm që kishin më shumë gjasa të kishin kushte jo të përshtatshme shëndetësore  por ata  gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të kishin jetëgjatësi më të ulët si rezultat i statusit të tyre socio-ekonomik. Burrat nga Bangladeshi dhe gratë pakistaneze u identifikuan si grupet me jetëgjatësi më të ulët, raporton abcnews.al

    Mbipopullimi është gjithashtu një shkak kryesor i përhapur midis disa grupeve të pakicave etnike. Vetëm 2% e familjeve të bardha britanike në Angli kanë më pak dhoma gjumi se sa i nevojiten në kontrast me rreth 30% të familjeve në Bangladesh, 16% të familjeve pakistaneze dhe 15% të familjeve  afrikane.

    Këto familje të mbipopulluara kanë më tepër gjasa të jenë më të rrezikuara, duke e bërë distancimin social  dhe izolimin shumë më të vështirë, dhe duke rritur mundësitë për transmetimin e koronavirusit brenda familjes.

    Të gjitha këto prova tregojnë një nga aspektet më urgjente të kësaj epidemie,  pavarësisht se qeveria  nuk ka marrë ende masat e duhura në lidhje me këtë problem. Kur bëhet fjalë për adresimin e çështjeve të pabarazisë strukturore ose racizmit, qeveria duhet të rishikojë sistemin e gjurmimit.

    Por do të vijë një moment ku dikush, një ditë do të duhet të japë qindra rekomandime se si duhen të trajtohen pabarazitë racore që ende po presin të shohin fakte.  Ndryshimet shoqërore nuk realizohen vetëm përmes retorikës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.