×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD përmend shfuqizimin e Speciales, akuzon Albin Kurtin se po i gëzohet eliminimit të rivalëve politikë

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Partia Socialdemokrate që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj përmes një komunikate kanë folur për Gjykatën Speciale, derisa, deklarojnë se e njëjta e ka dëmtuar rëndë Kosovën.

    Nga PSD’ja thonë se në dialogu me Serbinë nuk mund të shkojnë frikacakët, sepse veprimi i tyre i vetëm është ikja.

    “Kosova gjendet në fazën e përmbylljes së subjektivitetit të vet ndërkombëtar. Një marrëveshje përfundimtare me Serbinë ka kohë që flitet. Gjykata Speciale, e imponuar padrejtësisht dhe e votuar gabimisht 5 vite më parë tash ka nisur të veprojë. Gjykata Speciale tashmë ka dëmtuar rëndë Kosovën. Ajo e ka devijuar dhe po e devijon përballë opinionit ndërkombëtar të vërtetën e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Më tepër se kaq, ajo po bëhet mekanizëm i ndërhyrjes politike në dialogun Kosovë-Serbi. Pikërisht në vigjilje të këtij momenti ka nisur një sulm mbi mbarë strukturat udhëheqëse të UÇK-së. Kur prej procesit pritet jo më pak sesa ulësja në OKB dhe kësisoji përmbyllja e subjektivitet ndërkombëtar, ku goditet është themeli autentik i këtij projekti”, thonë në partinë e Molliqajt, duke deklaruar se kjo gjykatë është kundër parimeve themelore të drejtësisë.

    “Ajo është diskriminuese sepse është një-etnike. Duke qenë kështu, efekti i saj s’mund të jetë vendosja e drejtësisë, por inkriminimi. Kjo Gjykatë e ndan mespërmes sistemin tonë gjyqësor. Kështu ajo cënon edhe përpjekjet shtetndërtuese. Sigurisht, secila shkelje e ligjeve të luftës duhet dënuar, pavarësisht në cilën anë është viktima. Por, ne e quajmë humanizëm cinik këtë pozicion që i trajton viktimat të shkëputur nga kushtet e rrethanat që prodhuan luftën. Pushtimi, segregimi e shfrytëzimi nga Serbia është shkaku i luftës. Prandaj, vetëm në dritën e barazisë politike, viktimat do të prehen të qetë e popujt do të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin”, thuhet në komunikatë.

    “Gjykata Speciale është votuar në vitin 2015. Kushdo që e ka votuar atëherë ka dëmtuar rëndë interesin e Kosovës. Por, nuk janë më pak të dëmshëm ata që teksa fërkojnë duart, fshehen pas atij votimi duke iu gëzuar eliminimit të rivalëve politik sot. Nese kemi aq shumë pajtim mbi dëmin që shkakton kjo Gjykatë, s’ka asnjë arsye pse të mos i mbledhim forcat për ta shfuqizuar këtë trup të huaj. Kosova vet duhet të vendosë drejtësi. Për të gjithë dhe secilin”, shkruhet në reagim.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejos Cafe” që është hapur për Liridona Ademajn. Jakobsson theksoi se Liridonën do...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një kronologji të takimeve që ka zhvilluar ditëve të fundit, njëri nga...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila është në vizitën e saj të parë në Serbi pas zgjedhjes së saj kryeministre e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Është therur me thikë një person në zonën e quajtur “Kodra e Priftit” në Tiranë. Bëhet e ditur se personi i therur...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai, përmes një postimi në profilin e tij në...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Chelsea ka triumfuar 3-2 ndaj Brightonit në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier. Pas 17 minutash lojë, Blutë kaluan në...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Liverpooli dhe Fulham kanë zhvilluar një ndeshje të bukur, të cilën vendasit e fituan në fund me rezultat 4-3. Pjesa e parë...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, dhe tre të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me thikë në Kuins të Nju...
    Kronika03 Dhjetor 2023
    Policia ka pranuar një informatë se në një pompë derivatesh nga dy persona rë dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike. Ata...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.