×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD i mbështet kompanitë e mirëmbajtjes në kërkesën për përfshirje në Pakon Emergjente

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Partia Socialdemokrate po e mbështetë protestën e organizuar nga Kompania Publike ”Pastrimi” që ata të përfshihen në masat emergjente nga Qeveria në detyrë.Sipas PSD-së që nga miratimi i Pakos Emergjente, kjo qeveri nuk e ka marrë mundin më të vogël që të kujdeset dhe t’i përfshijë qindra punëtorë të mirëmbajtjes, të cilët i mirëmbajtën rrugët dhe hoqën mbeturinat afër vendbanimeve”Që nga miratimi i Pakos Emergjente nga Qeveria e Kosovës janë bërë katërdhjetë e tre (43) ditë.

    Që nga ajo kohë kjo qeveri nuk e ka marrë mundin më të vogël që të kujdeset dhe t’i përfshijë qindra punëtorë të mirëmbajtjes, të cilët me punën e tyre të palodhshme e të ndershme, i kanë mirëmbajtë rrugët dhe i kanë heqë mbeturinat afër vendbanimeve tona. Shëndeti i tyre është vazhdimisht në përballje me pandeminë Covid-19. Ata e bëjnë punën e tyre në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku trajtohen shumica e të prekurve me Covid-19 si dhe në Qendrën e Studentëve ku është vendosë karantina”, njofton nga kjo parti.

    Ndërsa është përmendur edhe protesta e paralajmëruar nga aktivistë të VV-së.Në të njëjtën kohë, Partia Socialdemokrate konsideron se standardet e dyfishta në lidhje me refuzimin e kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, që kjo kompani të mbajë protestë duke i’u përmbajtë rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është e papranueshme, e papërgjegjshme dhe skandaloze.

    Ndërsa, në anën tjetër e kemi mos-reagimin për protestën e pa-paralajmëruar dhe të palejuar nga qeveria në detyrë, të qindra aktivistëve të Partisë në pushtet, në këtë rast të Lëvizjes VETËVENDOSJE!Kur shumica nga ne qëndrojmë në shtëpi dhe duke qëndruar në distancë sociale, këta punëtorë nuk e kanë fatin tonë, e as të Kryeministrit. Ai nuk i mbledh mbeturinat e tij e as nuk e mban pastërt ambientin e tij afër ndërtesës ku banon. Ai nuk përballet me mikrobin dhe virusin potencial të Covid-19. Përballen këta punëtorë për të cilët, për shkak të mos-mbështetjes së tij, ai duhet të mbajë përgjegjësi”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.