×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestat anti-racizmit dhe dhunës policore në SHBA, mbi 10 mijë persona të arrestuar

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Në protestat kundër racizmit dhe dhunës policore në SHBA raportohet të jenë arrestuar deri më tani të paktën 10,000 mijë persona. Kjo nuk është një shifër zyrtare, por Associated Press u referohet njoftimeve të deritanishme për arrestime rreth e qark SHBA-ve.

    Të dhënat e publikuara nga AP tregojnë se Los Angeles ka pasur më shumë se një të katërtën e arrestimeve kombëtare, pasuar nga New York, Dallas dhe Philadelphia.

    Shumë nga arrestimet kanë qenë për vepra të nivelit të ulët të tilla si shkelje të shtetrrethimit dhe mos shpërndarje. Qindra të tjerë u arrestuan me akuza për vjedhje dhe grabitje.

    Gjatë këtyre protestave, që kanë më shumë se një javë që vazhdojnë pa ndërprerje, autoritetet kanë përdorur shpesh si refren se trazirat janë shkaktuar nga “nxitës jashtë qytetit”.

    Guvernatori i Minesota Tim Walz madje shkoi aq larg sa të thoshte që 80 për qind e pjesëmarrësve në demonstrata ishin nga jashtë shtetit.

    Gjithsesi të dhënat e AP tregonin se në thuajse 24 orë nga mbrëmja e të shtunës deri në pasditen e së dielës, 41 nga 52 persona të cituar në arrestimet në Minneapolis kishin patentë të Minnesota-s. Po ashtu edhe në kryeqytetin e vendit, 86 për qind e më shumë se 400 personave të arrestuar të mërkurën ishin, sipas AP, nga Uashingtoni, D.C., Maryland dhe Virginia.

    Kujtojmë këtu se protestat në SHBA nisën pasi George Floyd, një afro-amerikan, humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.