×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Propozimi i shkencëtarëve të Nobel: Për të kuptuar nëse një vaksinë funksionon, të spërkasim Covid në hundën e vullnetarëve

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    “Infeksioni i qëllimshëm mund të shpejtojë zhvillimin e një vaksine.” – Ky është apeli i 150 shkencëtarëve dhe laureatëve të çmimit Nobel, për të vëzhguar shpejt se sa krijohet imunizim efektiv“Fillimisht një injeksion vaksine në krah.

    Pastaj një shiringë me Covid të sperkasë hundën. Të lejohen vullnetarët që të infektohen, me qëllimin e vetëm të përshpejtimit të kërkimeve për vaksinën antiCovid”Ky është apeli i lëshuar nga 150 shkencëtarë, përfshirë 15 laureatë të Çmimit Nobeli dhe drejtorit të Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetit, Francis Collins, I cili u deklarua se “Është e vështirë të mendosh që ekonomia dhe shoqëria do të rikuperohen në mungesë të një vaksine”

    Infeksioni i qëllimshëm duket në fakt si një “sfidë njerëzore”, por një mënyrë e tillë në të kaluarën është përdorur për sëmundje të tilla si kolera, tifoja, gripi dhe ftohja. Por dy vjet më parë ‘sfida njerëzore’ u ndalua në rastin e vaksinës kundër Zikës, sepse u konsiderua tepër e rrezikshme.

    Me koronavirusin nëpër këmbë, ideja u hodh përsëri në tryezë nga një editorial I revistës ‘Vaksina’, titulli i së cilës ishte “Sëmundjet e jashtëzakonshme kërkojnë zgjidhje të jashtëzakonshme” .Disa ditë më vonë, 35 deputetë amerikanë i shkruan administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve (agjensia federale që miraton ilaçet e reja), duke i kërkuar asaj të autorizojë ngitjen e grupeve të vullnetarëve. Në qershor, OBSH-ja gjithashtu lëshoi ​​një direktivë për të kryer eksperimentin me sa më siguri që të ishte e mundur. Ndërkohë, një ëebfaqe e pavarur (1daysooner) ka mbledhur nënshkrimet e 30 mijë personave të gatshëm të përballen me virusin në emër të hulumtimit për vaksinën.

    Nëse kjo do të realizohej, pas testimit vullnetarët do kthehen në shtëpitë e tyre duke vazhduar të qetë jetën e përditshme. Pas disa kohësh, studiuesit do kontrollojnë numrat: sa prej tyre kontraktuan virusin? Duke krahasuar të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar, mund të vlerësohet efektiviteti i imunizimit. Për të shkurtuar kohën e pritjes, dhe menjëherë të kuptojmë se sa mbrojtëse është vaksina, lindi ideja e infektimit të qëllimshëm, direkt në laborator.Vullnetarët do të jenë kryesisht të rinj, të shëndetshëm dhe të informuar mirë.

    Atyre do t’u garantohet trajtimi më i mirë, në rast të rëndimit prej sëmundjes, duke iu garantuar gjithashtu përparësia në trajtim, në rast rreziku.Në letrën apel te 150 shkencëtarëve thuhet se “Kjo do të përshpejtonte në masë të madhe zhvillimin e vaksinës dhe do të shpëtonte miliona jetë, si dhe do të nxiste ekonomitë e planetit”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Austri ku një adoleshent 14-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe katër persona të tjerë janë...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e...
    Të tjera
    Lajme15 Shkurt 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të të mbajë mot kryesisht i vranët . Temperaturat minimale pritet të jenë...
    Vip15 Shkurt 2025
    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji janë takuar me emisarin special të SHBA-së për Misione të Posaçme,...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë të shtunën ka filluar numërimi i votave edhe në qytetin e Mamushës....
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë, 37 vjeç, dhe vajza e saj dyvjeçare kanë vdekur nga plagët e marra në sulmin me makinë të së enjtes...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Avokati Artan Qerkini, ka folur për dëshminë e Sylejmen Selimit që e pati në seancat gjyqësore që u zhvilluan ndaj rastit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.