×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ekzaminon telefonin e Agon Musliut, thotë se rasti zgjidhet brenda muajit

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Tre muaj më parë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë në rrethana ende të paqarta u vetëvra 26-vjeçari nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit, Agon Musliu,i cili ishte kthyer nga Gjermania një ditë më herët. Ai dyshohet se kishte kërcyer nga konvikti në Qendrën e Studentëve.

    Lidhur me këtë rast për gazetën Objektiv ka folur prokurori i rastit Hivzi Bajraktari nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

    Ai ka tha se hetimet janë në fazën e fundit pasi janë intervistuar të gjitha palët që kanë të bëjnë me rastin.

    “Rasti është në përfundim të hetimeve, po besojmë deri kah fundi muajit e përfundojmë punën. Ka pas me u bë ekzaminimi i disa gjërave që a i ka pas Agon Musliu, telefonin dhe Llaptotin ato kanë marrë kohë, e tash kjo koha e pandemisë, Policia ka pas edhe raste tjera urgjente”, tha Bajraktari.

    Bajraktari tha se po ashtu janë parë edhe thirrjet telefonike që i ka bërë i ndjeri nga Gjlani para se të vdiste.

    “Ka thirrje telefonike që ka biseduar me familjen e vet, edhe një që ka biseduar edhe me një dëshmitar, por në fund do të sqarohen të gjitha”, ka shtuar Bajraktari.

    Sipas tij në mesin e të intervistuarve është edhe kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri. Por ai tha se Prokuroria nuk e ka parë të nevojshëm intervistimin ish ministri i shëndetësisë Arben Vitia.

    Ndërkohë gjatë ditëve në vazhdim priten të intervistohet nga komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë edhe babai i Agon Musliut, Naimi.
    Këtë e ka konfirmuar edhe anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

    “Sot fillojmë me intervistimin e dëshmitarëve të parë, sot i kemi ftuar dy, Naser Ramadani edhe Naim Bradiqi, ndërsa ditëve në vijim do të ftohet edhe babai i Agon Mosliut”, tha Haxhiu.

    I gatshëm për të raportuar është shprehur edhe babai i Agonit, Naimi. Ky tha për objektivin se është duke e pritur ftesën e komisionit.

    “Kanë mbet me na thirr në komision parlamentar”, tha Musliu.

    Musliu tha se po pret që sa më shpejt të ndriçohet rasti i djalit të tij të vetëm që vdiq në Qendrën e Studentëve.

    “Nuk më kanë njoftuar kurrgjë njëherë për njëherë, nuk di kurrgjë. Djalin nuk munden me ma kthy, por të paktën me dalë në dritë diçka prej asaj që ka ndodh”, ka përfunduar Musliu.

    Musliu kishte hedhur akuza ndaj Qeverisë së kaluar për vdekjen e djalit të tij duke thënë se i ndjeri kishte probleme shëndetësore dhe për këtë kishte kërkuar që të mos karantinohet./Objektiv/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.