×
  • Lajme
  • Lajme

    Projekti i obeliskut për fëmijët e vrarë të Kosovës, familjarët dalin me një reagim

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Familjarët e 1432 fëmijëve të vrarë të Kosovës kanë dalë me një reagim në të cilin kanë folur rreth obeliskut që do të bëhet për këta fëmijë.

    Familjarët në këtë reagim kanë deklaruar se projekti për obeliskun është kontestuar nga një grup njerëzish.

    “Kur Obelisku, projekti i të cilit është punuar nga njerëz profesional, krejt papritur, si të dalë nga dheu, pas tri vjetësh, del ndonjë zë i vetmuar, që jo vetëm konteston punën e bërë, por edhe kërkon që projekte të tilla, të jenë edhe me konkurse ndërkombëtare, por edhe me punën e Asociacionit së arkitektëve të Kosovës, të cilëve më në fund, ju doli zëri”.

    “Prandaj, Arianit Bytyçit dhe grupit të tij, ju bie ndërmend se u dashka një konkurs ndërkombëtar, pas shumë vjetësh të angazhimit të ekipit profesional për ngritjen e obeliskut në kujtim të fëmijëve shqiptarë të vrarë, dhe, sa duket, duan me çdo kusht të zvarritet, siç ka ndodhur përherë, por edhe të ndërrohen bartësit e projektit përmes, edhe të lojërave gjoja për një konkurs ndërkombëtar, se edhe ndërkombëtarizohet çështja e masakrave serbe në Kosovë, thuajse bota nuk i paska mësuar ende masakrat që janë bërë mbi popullatën shqiptare. Po pse atëherë ndërhyri NATO-ja?!”.

    Reagimi i plotë:

    Ka më shumë se tri vjet që kanë filluar punët për ngritjen e Memorialit – 0beliskut, në kujtim të fëmijëve shqiptarë të vrarë nga pushtuesi serb nga viti 1981 deri në vitin 1999, kur përfundon Lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kur Obelisku, projekti i të cilit është punuar nga njerëz profesional, krejt papritur, si të dalë nga dheu, pas tri vjetësh, del ndonjë zë i vetmuar, që jo vetëm konteston punën e bërë, por edhe kërkon që projekte të tilla, të jenë edhe me konkurse ndërkombëtare, por edhe me punën e Asociacionit së arkitektëve të Kosovës, të cilëve më në fund, ju doli zëri.

    Prandaj, Arianit Bytyçit dhe grupit të tij, ju bie ndërmend se u dashka një konkurs ndërkombëtar, pas shumë vjetësh të angazhimit të ekipit profesional për ngritjen e obeliskut në kujtim të fëmijëve shqiptarë të vrarë, dhe, sa duket, duan me çdo kusht të zvarritet, siç ka ndodhur përherë, por edhe të ndërrohen bartësit e projektit përmes, edhe të lojërave gjoja për një konkurs ndërkombëtar, se edhe ndërkombëtarizohet çështja e masakrave serbe në Kosovë, thuajse bota nuk i paska mësuar ende masakrat që janë bërë mbi popullatën shqiptare. Po pse atëherë ndërhyri NATO-ja?!

    Kur njeriu i dëgjon këto dhe deklarime të ngjashme, i pyesim se ku ishin deri sot, që nuk paskan bërë asnjë konkurs ndërkombëtar? I pyesim, athua me cilin konkurs ndërkombëtar, është ngritur Neë Born-i, apo ndonjë memorial tjetër, apo edhe ai i Kompleksit të Jasharëve?! Tashti, krejt natyrshëm shtrohet pyetja, pse pikërisht ky projekt, vjen e bëhet pengesë pa e shpallur edhe një konkurs ndërkombëtar, për Arianitin dhe ndonjë si ai?! Po ashtu, ku paskan qenë deri tashti të këtillët, qe 21 vjet ?!!

    Më tutje, ku paskan qenë deri tashti, Arianiti dhe të tjerët, si ai, që nuk u paska rënë ndërmend të kërkojnë konkurs ndërkombëtar, qoftë edhe vetëm për Neë Born-in?! Si të kuptohet kjo, apo ndoshta sërish duan që njerëzve, me plagë ende të hapura për fëmijët e tyre të vrarë, me varr e pa varr, t'ua shuajnë shpresën për mundësinë e përkujtimit të fëmijëve të tyre, në një Obelisk s’i ky, që përveç të tjerash e ka edhe anën profesionale brenda?!

    Andaj, i bëjmë thirrje Arianitit edhe të tillëve si ai, që të mos thirren më në kauzën tonë, se gjoja është në të mirën e Kosovës, por t’i hapin rrugë projektit të Nusret Pllanës dhe ekipit tij, gjë që punën shumëvjeçare ta kurorëzojnë sa më shpejt. Me këtë rast, edhe dhembja e baballarëve dhe nënave, familjarëve dhe njerëzve të tjerë, do të jetë më e lehtësuar.

    Në fund, në emër të familjarëve të 1432 fëmijëve të vrarë nga regjimi barbar serb, ju bëjmë thirrje arkitektëve, medieve, si dhe opinionit publik, të mos bien pre e thirrjeve të një zëri të vetmuar, qoftë edhe arkitekt, i cili sa po shihet, merret me memorialet dhe konkurset ndërkombëtare për Obeliskun e fëmijëve të vrarë, vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes, ose edhe për të gjetur mundësi të përvetësimit të projektit për nevoja dhe ambicie personale.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Në...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Admeja, e cila  u vra...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në një postim ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i fyen pjesëtarët e Njësisë...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po vlerëson se dënimet minimale për vrasësit e grave, po u lënë hapësirë abuzuesve që të...
    Opinione04 Dhjetor 2023
    Nga Kaspar Villiger: I Kur njerëzit veprojnë me përgjegjësi vetjake kjo sjell shumë përfitime për shoqërinë. Ata që kujdesen për veten nuk...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Ashtu papritur, një ditë më parë morëm vesh se ylli shqiptar Dua Lipa i ka dhënë fund romancës me regjisorin Romain Gavras,...
    Sport04 Dhjetor 2023
    Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën pritet ta mbledh Këshillin Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’ua prezantuar dhe zgjedhur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.