-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Profesori i Oksford: Mos i terrorizoni njerëzit, jo çdo kollë dhe temperaturë është Covid

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Është normale që në shtator të ketë viroza që shkaktojnë kollë, ftohje, por po krijohet një kaos në Britani sepse njerëzit janë të terrorizuar nga Covid dhe mendojnë se çdo simptomë e tyre apo e fëmijëve është Covid.

    Këtë thotë profesori britanik Carl Heneghan i cili shton se ndihet i zhgënjyer nga paniku që po përhapet jo vetëm në Britani për shkak të koronavirusit. Gjatë një takimi me deputetët britanikë, ai këmbënguli se kolla dhe ftohjet kryesisht tek fëmijët që kthehen në shkolla janë normale këtë periudhë dhe bëhen më të zakonshme gjatë dimrit.

    Ai shpreh qëndrimin kundër mesazheve të qeverisë britanike që paralajmëron me izolim dhe pasojat vdekjeprurëse të Covid, duke thënë se i ka lënë njerëzit të frikësuar dhe në terror. Sipas tij, ka pasur një rritje prej 50 % të raporteve nga mjekët e familjes që kanë vizituar pacientë me infeksione që kanë të njëjtat simptoma si koronavirusi.

    Ai u kërkon qytetarëve të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos turren për të bërë testin e duke pritur në radhë, pasi kolla, ftohja dhe gripi do të jenë prezente gjatë gjithë dimrit, dhe do ketë edhe viktima, disa nga Covid e të tjerë jo.

    Profesor Heneghan thotë: “Një sëmundje me kollitje normalisht nuk do të konsiderohej një epidemi derisa mjekët të shihnin 400 raste simptomatike për 100,000 – shumë më të larta se normat e Covid-19.

    Skema me kuponë me ulje çmimesh në restorante do të rrisë numrin e të infektuarve, ky është vendim i gabuar i qeverisë.

    Shtimi i testimeve nuk është se po zbulon më shumë të infektuar, më shumë po zbulohen raste përmes kontakteve sesa ata që shkojnë dhe testohen direkt.

    Vendit i duhet një strategji për të dalë nga situata, baza duhet të jetë shkencore. Masat duhen respektuar.

    Aktualisht ka kaos sepse fëmijët po përjetojnë simptoma që janë të ngjashme, por nuk janë të Covid.

    Rastet me koronavirusi po rriten tani sepse fëmijët po kthehen në shkollë dhe kanë kontakte me të tjerët çdo ditë.

    Kjo do të ndodhte pavarësisht nga shpërthimi i Covid-19”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi ka reaguar për situatën e rëndë financiare në televizionin publik, kur po hyjmë në ditën e 15-të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve dhe procedurave që po ndiqen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i krahasuar ato me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Redaktori i RTK-së, Alban Selimi, ka reaguar ashpër për vonesat në pagat e punonjësve të RTK-së, duke e quajtur situatën “të turpshme”....
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt...
    Sport14 Gusht 2025
    Humbja 3-1 ndaj FCSB në ndeshjen e kthimit i mbyll dyert e kualifikimit në Ligën e Evropës, por Drita do të kenë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 61 vatra zjarri. Nëntë prej tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.