×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Problemet me transportin e mallrave në Serbi, Krasniqi thotë se do ta adresojë institucionalisht

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kransiqi, ka pritur në takim drejtuesit e Odës së Afaristëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për problemet e bizneseve në kohë pandemie, pakon për rimëkëmbje ekonomike, problemet me Serbinë gjatë transportimit të mallrave si dhe vendimin për ndalimin e vajit të palmës.

    “I njoftova që shumë prej kërkesave të tyre janë futur në kuadër të paketës për rimëkëmbje ekonomike e cila shumë shpejtë do të nisë së zbatuari”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Problemet e bizneseve në kohë pandemie, pako e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbje ekonomike, problemet me Serbinë gjatë transportimit të mallrave dhe vendimi për ndalimin e vajit të palmës, ishin temat të cilat i kam diskutuar sot me drejtuesit e Odës së Afaristëve të Kosovës.

    Si përfaqësues të bizneseve ata shprehen shqetësimet ku prezantuan edhe kërkesat dhe sugjerime në mënyrë që shteti t’i përkrah në veçanti në këtë kohë pandemie globale.

    I njoftova që shumë prej kërkesave të tyre janë futur në kuadër të paketës për rimëkëmbje ekonomike e cila shumë shpejtë do të nisë së zbatuari.

    Sa i përket problemeve me transportin e mallrave nëpër Serbi, theksova se do të bëj një reagim institucional për këtë çështje.

    Për vendimin e fundit që ndalon përkohësisht importin e vajit të palmës iu shpjegova në detaje se përse është marrë ky vendim i cili gjithsesi është i përkohshëm, por ka për qëllim që t’i mbrojë bizneset dhe prodhuesit e përgjegjshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës i ka caktuar masën e paraburgimit kryeshefit të Kompanisë Rajonale të...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjatë ditës së sotme në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan, u bë certifikimi i katër të miturve në aftësimin profesional për elektro-instalime dhe...
    Lajme20 Mars 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Muharrem Ibrajt, të cilin e ngarkon për...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ato...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Erion Veliaj ka firmosur një urdhër të ri për delegimin e detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke ia besuar ato...
    Sport20 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet sot në aksion për ta zhvilluar ndeshjen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve ndaj Islandës. Dardanët...
    Sport20 Mars 2025
    Prestigj për këdo lojtar që ato minuta të cilat do të zbresë në fushë, do të jetë në vëmendjen e gjithë botës....
    Vip20 Mars 2025
    Gjesti dhe Ola Zenelaj po vazhdojnë përplasjet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Banori nga Kosova ia ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.