×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizreni me 4 të vdekur deri më tani dhe mbi 150 raste të konfirmuara me COVID-19

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Dje në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur një 76-vjeçare nga Komuna e Prizrenit. Me këtë vdekje, numri i të vdekurve nga kjo sëmundje në këtë komunë ka shkuar në katër.

    Sipas Qendrës Klinike dhe Universitare, të gjitha viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe janë të moshës mbi 50-vjeçare. Express u sjell detaje rreth këtyre rasteve.

    Më 31 mars të këtij viti u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në Prizren.

    Pacienti zero në këtë komunë kishte ardhur nga Bullgaria, ku kishte qenë për pushime.

    Nga ajo ditë, numri i rasteve vetëm sa shkoi duke u rritur. Aktualisht, atje janë mbi 100 raste aktive me këtë sëmundje.

    Por, përveç që është në mesin e komunave me më së shumti raste të konfirmuara me koronavirus, Prizreni renditet edhe te komunat me më së shumti raste të vdekjeve.

    Deri tash atje e kanë humbur betejën me koronavirusin katër të infektuar.

    Rastin e parë të vdekjes kjo komunë e kishte regjistruar më gjashtë prill. Atë ditë, Klinika Infektive kishte njoftuar për vdekjen e një 70-vjeçarje nga fshati Korishë. E njëjta kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

    “Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, kishte njoftuar klinika.

    https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2555312538118870

    17 ditë pas vdekjes së parë, u njoftua edhe për vdekjen e një pacienti tjetër nga kjo komunë.

    Në orët e pasdites së 23 prillit, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive përfundoi me vdekje 53-vjeçari, me inicialet K.Q, i cili ishte officer doganor.

    Ai ishte hospitalizuar në QKUK më 13 prill dhe që nga fillimi kishte qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive.

    “Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive. Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes”, kishin njoftuar nga Klinika Infektive.

    https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2570286396621484

    Një i infektuar tjetër me COVID-19 nga Prizreni ka vdekur të shtunën. Klinika Infektive përmes raportit ditor, ka njoftuar për vdekjen një 71-vjeçari nga ky qytet.

    I njëjti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    “Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhej në njoftimin e QKUK’së.

    https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2614526762197447

    Rastin e fundit të vdekjes kjo komunë e ka regjistruar dje. Në repartin e Mjekimit Intensiv në Infektivë ka vdekur një 76-vjeçare.

    Ajo ishte pranuar në Infektivë më shtatë qershor dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

    “Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit, e pranuar me 07.06.2020 e cila veç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, ka njoftuar dje QKUK’ja.

    https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2615315052118618

    Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Nga testimi i këtyre mostrave, positive kanë rezultuar 49 raste.

    Rastet pozitive janë nga Vushtrria, Peja, Prishtina, Prizreni, Istogu, Mitrovica, Fushë Kosova, Skenderaj, Vitia dhe Suhareka.

    Siç ka njoftuar IKSHP’ja, javën e fundit rastet pozitive janë në mesin e punonjësve në institucione publike dhe privare, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.

    Nga 13 marsi e deri tani, në gjithë vendin janë konfirmuar 1 mijë e 486 raste me COVID-19. Prej tyre, janë shëruar 953 pacientë, derisa 33 të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin. Përveç COVID-19, ata kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 14 qershor 2020 sipas Worldometers janë raportuar gjithsej 7.919.591 raste të COVID-19 dhe 433.219 raste të vdekjes. /Gazeta Express

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndalimi i TikTokut është, siç u...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit. Ai është shprehur se numri i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit. Policia ka bërë të ditur se 69-vjeçar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.