×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Prizren, një muaj paraburgim për kanosje ndaj bashkëshortes

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet D.G., pasi që dyshohet se i njëjti me datë 13.07.2020 e ka kanosur gruan e tij.

    Pas kësaj vepre penale, i dyshuari nuk i ka përfillur urdhrat e gjykatës që të qëndrojë 50 metra larg shtëpisë së palës së mbrojtur.

    “Ekziston dyshimi i bazuar  se i pandehuri me datë 13.07.2020 në Prizren, saktësisht në shtëpi me dashje seriozisht e kanos me fjalë, vepra apo gjeste se do ti shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit ndaj viktimës së ndjeshme bashkëshortes së tij, pas një mosmarrëveshje paraprake me qenë se e dëmtuara posedon urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit të datës 07.07.2020”.

    Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

    Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale D.G. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 4 lidhur me para. 1  të KPRK-së  dhe veprës penale mospërfillje të gjykatës nga neni 393 para. 1 i KPRK-së, Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 13.07.2020, nga ora 21:00, e cila masë do të zgjasë gjer më datën 13.08.2020.

    Ekziston dyshimi i bazuar  se i pandehuri me datë 13.07.2020 në Prizren, saktësisht në shtëpi me dashje seriozisht e kanos me fjalë, vepra apo gjeste se do ti shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit ndaj viktimës së ndjeshme bashkëshortes së tij, pas një mosmarrëveshje paraprake me qenë se e dëmtuara posedon urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit të datës 07.07.2020.

    Me datë kohë dhe vend të njëjtë  të përshkruar si në dispozitivin I,  i pandehuri  nuk i bindet aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 07.07.2020 duke shkelur urdhrin mbrojtës ashtu që i pandehuri përkundër faktit se sipas aktvendimit të lartcekur nuk ka pasur të drejt që të dëmtuarës ti afrohet në afërsi 50 metra nga shtëpia e palës së mbrojtur, i pandehuri edhe pse i njoftuar me aktvendimin e gjykatës, e kanos e ofendon dhe ofrohet ne distancë më afër se 50 metra, ndërron bravën e derës dhe qëndron po në atë shtëpi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.