×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinasit në hall me mungesën e ujit, këto janë oraret e reduktimit

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    KRU” Prishtina” ka dalë me një komunikatë për media duke shpjeguar oraret e reduktimeve të ujit, raporton Gazeta Express.

    Të njejtët deklarojnë se në periudhën e pandemisë, edhe pse ka pasur konsum të jashtëzakonshëm sidomos në muajt mars-gusht, dhe rënie drastike të nivelit të ujit në liqene akumuluese, janë munduar që uji të mos iu mungojë qytetarëve.

    “Tash për tash jemi duke aplikuar reduktime të planifikuara, për të cilat qytetarët janë njoftuar me kohë dhe siç dihet ato janë prezente nga ora 24.00 deri në 04.00, gjatë natës për zonat urbane ndërsa zonat rurale që kanë burime alternative janë me reduktime nga ora 20:00 deri në 06:00. Po ashtu, kur kemi punime teknike me arsyetim përmirësimin e infrastrukturës për shërbime më të mira, normalisht që uji ndërprehet për aq kohë sa zgjasin punimet”, thuhet në njoftim.

    “Gjatë stinës së verës, zonat më problematike janë pikat e larta furnizuese, jo që ne e zvogëlojmë prodhimin, por për shkak të keqpërdorimeve enorme nga pikat e ulëta, në forma të ndryshme dhe që kjo tashmë është bërë dukuri, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për shpenzim racional të ujit të pijshëm, madje me shumë këshilla se si të shpenzohet uji në sezonin e verës me theks të veçantë. Problemet më të mëdha i kemi në pikat e larta të furnizimit të zonave që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit ( një pjesë e Hajvalisë, Veternikut dhe Bregut të Diellit-te Gjambazët), ku tashmë e kemi mbi 9 metra nën kuotën e kapërderdhjes, pra kuotës maksimale”, thuhet tutje në komunikatë

    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin për motin në Kosovë për pesë ditët e ardhshme. Ky institut thotë se do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur “turneun e falënderimeve”, duke falënderuar votuesit e LDK-së në zgjedhjet e...
    Lajme23 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Një vrasje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë. Burime të Veriu.info mëson se personi i vrarë është 18 vjeçari A. Zymeri. Siç...
    Kronika23 Mars 2025
    Një person raportohet të jetë vrarë në Vushtrri Periskopi mëson se viktima është një 15 vjeçar nga Vushtrria me inicialet A.Z. Dorasi...
    Lajme23 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka shkruar sonte histori, duke e fituar edhe duelin e kthimit ndaj Islandës, për ta siguruar plasmanin në Ligën...
    Kronika23 Mars 2025
    Një person raportohet të jetë vrarë në Vushtrri Periskopi mëson se viktima është një 15 vjeçar me inicialet A.Z… Lajmi në përditësim…
    Lajme23 Mars 2025
    Një person raportohet të jetë vrarë në Vushtrri Sipas burimeve të Gazetës10 rasti ka ndodhur afër një kafeneje, teksa janë dëgjuar edhe...
    Lajme23 Mars 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar një fermë në fshatin Radavc të Pejës. Ai ka publikuar edhe një video...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.