×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina, skuadra më e trofeshme nga Kosova në Ligën Unike

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Liga Unike mes skuadrave më të mira nga Kosova dhe Shqipëria do të fillojë mesjavën e ardhshme, me ndeshjet çerekfinale në Rahovec, kurse më 13-14 prill ndeshjet gjysmëfinale, takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohen në Durrës.

    Pandemia me COVID-19 bëri që Liga Unike të mos zhvillohet sipas planit, por do të mbahet si Final 8. Kjo është hera e parë që një ligë funksionon mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, që formuar me iniciativën nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), përcjell FrontOnline.

    Nga FBK janë nominuar Prishtina, Rahoveci, Ylli dhe Peja, që ishin në top-4, para ndërprerjes të kampionatit 2019-2020 nga pandemia.

    Prishtina: Skuadra prishtinase është më e trofeshmja në këtë garë nga Kosova. Bardhekaltrit kanë fituar 14 herë titullin në Kosovë, 15 herë Kupën, 7 herë Superkupën dhe dy herë Ligën Ballkanike. Po ashtu prishtinasit kanë qenë në top-16 të FIBA Europe Cup dhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

    Shumë basketbollistë të dalluar kanë dhënë kontribut të madh, derisa kapiteni Edmond Azemi, ka ngritur shumë trofe në karrierën e tij, duke qenë njëri nga sportistët më të suksesshëm në Kosovë. Kjo skuadër ka pasur edhe trajnerë të dalluar, si Josip Gjergja, Ekrem Memnun dhe Arben Krasniqi.

    Peja: Pejanët kanë fituar shumë trofe, duke qenë një nga skuadrat më me traditë në basketbollin e Kosovës, nga ku kanë dalur shumë lojtarë të dalluar. Verdhezinjtë kanë fituar gjashtë herë titullin, katër herë Kupën dhe dy herë Superkupën. Ndër lojtarët që kanë lënë gjurmë janë: Acie Earl, Fred House, Ricardo Marsh, Samir Shaptahoviq, Dardan Berisha dhe Gerti Shima.

    Ylli: Skuadra nga Theranda ka bërë shumë investime në vitet e fundit, duke marrë pjesë rregullisht në “Play-off”. Therandasit ishin finalistë të Kupës më 2019 dhe 2021, por pa arritur të ngritin lartë Kupën. Te kjo skuadër luajnë katër basketbollistët e Kosovës: Gëzim Morina, Erjon Kastrati, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi.

    Rahoveci: Vreshtarët me një palestër shumë të bukur dhe me një organizim shumë të mirë, kanë qenë “arrë e fortë” për çdo kundërshtar dhe ka pasur gjithmonë synime të mëdha. Suksesi më i madh ishte vendi i dytë dhe në finale të Kupës më 2018/2019. Gjithashtu ishin edhe në kualifikime për FIBA Europe Cup./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka votuar të dielën për shkarkimin e kryetarit Imer Zeqiri. Për shkarkimin e tij, Zeqiri e kuptoi...
    Lajme19 Maj 2024
    Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz...
    Lajme19 Maj 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.