×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u është drejtuar qytetarëve duke folur për 4 ditët e intervistimit në Hagë. Thaçi tha se në fund të procesit gjyqësor do të dalë i pastër si loti.

    “Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi”, është shprehur Thaçi.

    Tutje ai përmendi tri gjëra pa hyrë detaje.

    “Tri gjëra dua t’ju them duke kërkuar mirëkuptimin tuaj njerëzor që të mos hyj në detaje të këtyre ballafaqimeve”, ka thënë Thaçi.

    Presidenti ka thënë se ky proces i Specialës është në vazhdën e akuzave për 21 vjet për luftëtarët e lirisë.

    Një pjesë nga adresimi i tij:

    U jam mirënjohës përgjithmonë!

    Unë nuk isha i përkryer, por gjithmonë jam munduar ta bëj më të mirën për atdheun tim dhe për juve.

    Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi që vazhdon me ju dhe për ju.

    E dyta: ky proces i radhës është në vazhdën e 21 vjetëve të akuzave, shpifjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet.

    Por, ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

    Këto përbuzje etnike, maltretimi i shqiptarëve qysh në barkun e nënës, sjelljet gjenocidale kundër popullit me të drejtë historike mbi këtë tokë, represioni i kulmuar me spastrim etnik deri në përmasat gjenocidale do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës, që kurrë më nuk do të mund të rikthehet.

    Dhe e treta: unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në luftën dhe në rrugën e pavarësisë e të shtetformimit të Kosovës, ndjehem sot edhe më i bindur, edhe më i vendosur sesa përpara këtij ballafaqimi për vlerën e madhe që ka mundimi dhe sakrifica personale për ta çuar deri në fund zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare.

    Një histori e mbushur me lëndime të shkaktuara nga akuzat kundër meje dhe kundër luftës sonë të përbashkët me SHBA-në, me NATO-n, me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet mike të tjera, për çlirimin e popullit të Kosovës nga diktatura fashiste e Sllobodan Millosheviqit dhe e shtetit të Serbisë.

    Nga Rubrika
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij. Thaçi në kurorën me lule që...
    Lajme21 Mars 2025
    Gjykata Speciale kanë konfirmuar për Gazeta Express vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka mbërritur në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, raporton FrontOnline. Vizita e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nëse do të synojë edhe një mandat në këtë pozitë. Ajo ka thënë se për...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.