
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka folur për heqjen e masës së reciprocitetit, zhbllokimin e fondeve të MCC-së, si dhe për rritjen e numrit të rasteve ne pandeminë Covid-19, raporton Front Online.
Presidenti është deklaruar edhe për përafrimin e raporteve me kryeministrin Avdullah Hoti për sa i përket çështjes së dialogut, raporton Front Online.
Thaçi tha se përballë Serbisë, duhet të jenë bashkë të gjithë pozitë e opozitë.
“Mendoj që të gjithë duhet të jenë të kënaqur me mundësinë e bashkëpunimit në mes të institucioneve. Normal jemi institucione me detyra të ndara, por që përballë Serbisë duhet të jemi të gjithë të bashkuar pa dallim pozitë e opozitë”, ka thënë ai.
Sipas tij, ka pasur disa ngjarje që kanë ngadalësuar rrugën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Demarkacioni me Malin e Zi, taksa dhe vendosja e masës së reciprocitetit, kanë ngadalësuar rrugën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai./Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/265934401421382/