Presidenca e Kosovës ka reaguar pas sulmit të gazetarit Visar Duriqi, I cili mbrëmë u sulmua nga disa persona.
Këshilltari për media i U.D të Presidentes, Bekim Kupina, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.
Postimi I Plotë:
Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.
Ky është edhe njëri nga kriteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.
Organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë.
Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!