Portreti i komandatitit, Agim Ramadanit – KATANA, sot zyrtarisht ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.
Konfirmimi u pranua nga nipi i Agim Ramadanit, prej Guinness World Records – Global Headquarters, Londër, Britani e Madhe.
Gruaja e tij, Shukrije Ramadani tha se është krenare që Agimi zyrtarisht ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.
Këtë vepër e bëri artisti, Besart Gashi nën përkushtimin e nën monitorimin e profesorëve dhe mediumeve.
“Portreti, tanimë pjesë e librit famëlartë është realizuar me 3 Milion e 138 mijë e 305 kapëse metali dhe këta numra jo rastësisht të tillë.
138 – Brigada “Agim Ramadani” dhe
305 – 3 Maj data e lindjes dhe muaji 05 maji qe solli Agimin në jetën që jetoi kaq shkurtë dhe kaq me intezitet!Falemnderit Besart për punën,dashurinë dhe respektin ndaj Agimit,falemnderit Muhamet që je i gatshëm të përkrahësh idetë novative dhe të ndihmosh realizimin e tyre!”