×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Polonia javën e ardhshme i rihap hotelet, qendrat tregtare dhe çerdhet

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha të mërkurën se hotelet dhe qendrat tregtare do të rihapen nga 4 maji, ndërsa çerdhet e fëmijëve nga 6 maji si pjesë e lehtësimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

    Polonia, ekonomia më e madhe në krahun lindor të Bashkimit Evropian, e filloi largimin e disa masave kufizuese edhe në pjesën e parë të prillit me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë.

    Morawiecki gjithashtu e rikonfirmoi planin e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 10 maj ose me një shtyrje prej disa javësh, pavarësisht thirrjeve të partive opozitare që këto zgjedhje të shtyhen për një kohë më të gjatë shkaku i pandemisë.

    Ai bëri të ditur se vendimi për largimin e masave të tjera, përfshirë rihapjen e restoranteve, do të merret në një datë tjetër. Polakët ende janë të obliguar që të vendosin maska në hapësira publike, ndërsa shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 24 maj.

    Qeveria nuk ka dhënë ndonjë njoftim se kur mund të rihapen kufijtë e vendit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Deri më tani, në shtetin me 38 milionë banorë janë regjistruar 12,415 raste të koronavirusit dhe 606 viktima.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.