
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa nga studentët e Universitetit të Harvardit.
Për këtë, është falënderuar nga politologu i Universitetit të Harvardit, Nicholas Burns, i cili përmes një postimi në Twitter, ka thënë që Kosova është e pavarur dhe SHBA dhe BE-ja, duhet të punojnë së bashku për të ruajtur integritetin e saj territorial.
“Faleminderit kryeministër, Albin Kurti për takimin me studentët e Harvardit sot. Kosova është e pavarur. SHBA dhe BE duhet të punojnë së bashku për të ruajtur integritetin e saj territorial dhe për ta parë atë të bëhet një anëtar i OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar Burns.
Ndryshe, Kurti, gjatë një video-konferencës me studentët e Harvardit, ka paralajmëruar shtimin e disa elementeve të tjera të reciprocitetit me Serbinë, ndërsa ka thënë se që prej vendosjes më 1 prill procesi i reciprocitetit po shkon mirë.