Në stacionin policor në Drenas, është raportuar për zhdukjen e një 15-vjeçari.
Sipas policisë, i mituri është zhdukur që nga data 4 korrik dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.
“Ju njoftojmë se më datë 04.07.2020, në stacionin policor në Drenas, është raportuar për një person të zhdukur. Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
Pasi kërkimet e deritanishme nuk kanë rezultuar me gjetjen e të miturit, policia po kërkon ndihmën e qytetarëve.
“Bëhet fjalë për personin Shkelzim Zekaj, i lindur në vitin 2005, banues në fshatin Nekoc të Drenasit. Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, njofton policia.