×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep sqarime në lidhje me arrestimin e taksistit

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Policia në Prishtinë ka dhënë sqarime në lidhje me arrestimin e taksistit që u ndalua rreth orës 01:00 të ditës së sotme.

    Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se i ndaluari me udhëzim të prokurorit kujdestar është gjobitur për mospërfillje të urdhrave të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

    “Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në lagjen ‘Dardania’. Sa i përket kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palës i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit 03 L 142, Neni 16, Mospërfillja e urdhrave te ligjshëm”, tha ajo.

    Gjatë momentit të arrestimit, taksisti i dëgjohet policisë se “kujt ti motrën” dhe se “do të paraqesë në Inspektorat”, ndërsa dëshmitarët e kësaj ngjarje thanë se policët kanë përdorur gjuhë ofenduese.

    Në lidhej me këtë, Ahmeti tha se kjo çështje i takon Inspektoratit Policor të Kosovës për hetim.

    “Policia e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore me qellim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit. Në të gjitha rastet ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga zyrtarët policor, është kompetencë e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetim dhe trajtim të mëtejmë të rastit”, përfundoi ajo.

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.