Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e shtetasit gjerman në Mitrovicë dhe këtë rast po e trajton si “vdekje të dyshimtë”.
Mëngjesin e së hënës një shtetas i Gjermanisë ka vdekur në Mitrovicë.
Sipas njoftimit i ndjeri është gjetur pa shenja jete në hotel dhe dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i hotelit, shkruan lajmi.net.
Njësitë policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.