Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shkatërrimin e një bankomati me eksploziv në Komoran të Drenasit, raporton Front Online.
Sipas policisë të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Komoran, Drenas 02.07.2020-03:54. Është raportuar se katër person-a të panjohur duke përdorur mjetë eksploziv e kanë dëmtuar-shkatërruar bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore , një zyrtar i bankës dhe njësiti i sigurimit privat kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Front Online