×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për FrontOnline, për rrahjen që ndodhi në Postën e Kosovës

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Në ndërtesën e Postës së Kosovës, sot në mëngjes ka ndodhur një rrahje ndërmjet drejtorit të Operacioneve, Faton Thaçit dhe një punëtori të kësaj ndërmarrje V.T, raporton Front Online.

    Lidhur me këtë nga Polica e Kosovës, për FrontOnline, kanë thënë se rasti është nën hetim dhe se policia në koordinim me prokurorinë do t’i marrin të gjitha veprimet lidhur me rastin,

    “Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje që ka ndodhur brenda objektit të Postës së Kosovës. Aktualisht rasti ndodhet në fazën fillestare të interviston, ku nga njësitet kompetente po intervistohen palët e përfshira si dhe dëshmitarët. Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse do të ndërmarrin veprimet e mëtejme lidhur me rastin në fjalë”, kanë bërë të ditur nga Polica.

    Rastin e ka konfirmuar edhe kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Salih Morina, duke mos dhënë shumë detaje.

    Ai tha se sot ka ndodhur një incident, arsyet e të cilit nuk i dinë dhe se me rastin po merret Policia e Kosovës.

    “Arsyeje nuk i dimë ne, arsyet i dinë policia d.m.th. ata kanë dhanë deklarata në polici për arsyen e incidentin, të dy ata që ishin në konflikt i ka marrë në pyetje policia gjithashtu edhe dëshmitaret kanë dhënë deklaratat e tyre, incidenti apo konflikti ka ndodhur në ndërtesën e Postës”, tha shkurt ai për Front Online.
    Kujtojmë se Faton Thaçi, i përfshirë në incident ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë nga partia Nisma Socialdemokrate në Qeverinë “Haradinaj’.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.