Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka dhënë informacione për Front Online, për plagosjen e sotme në Pejë.
Ai ka thënë se në orën 12:20, një i dyshuar ka plagosur dy persona, njëri prej të cilëve ishte kalimtar.
Sipas tij, të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
“Deri në këtë moment, dy persona janë të plagosur. Plagosja ka ndodhur në orën 12:20 përballë Fakultetit të Biznesit. Dy persona janë lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në spitalin rajonal. Njëri nga të lënduarit ka qenë kalimtar rasti.”, ka deklaruar ai.
Gashi ka thënë ende nuk dihen motivet që kanë quar deri te plagosja, dhe se të gjitha njësitë kompetente janë në vend të ngjarjes.
“Të gjitha njësitet kompetente janë në vend të ngjarjes. Deri tani nuk e dim motivin e nuk kemi informacione që ka të arrestuar. Me siguri dëshmitarët janë intervistuar”, ka shtuar ai./Front Online/