Është lënduar ngasësi i motoçikletës i cili ishte aksidentuar me një veturë në rrugën Prishtinë -Podujevë gjatë ditës së sotme.
Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq”.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmet.