Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot rreth orës 14:35 është therur me thikë një infermier.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë ai për Express.
Ndaj rastit ka reaguar edhe Oda e Infermiervë të Kosovës të cilët e kanë dënuar rastin.
“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në reagim.