
Policia e Kosovës ka filluar mobilizimin e saj për tubimin e sotëm të dytin me radhë të organizuar nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë tubim është paralajmëruar të marrim pjesë deri në 5 mijë qytetarë të Kosovës, raporton Front Online.
Tubimi do të fillojë sot në ora 17:00.
Gjatë ditës së sotme, disa orë para se të mbahet tubimi i paralajmëruar, organizatorë të tij, janë takuar me Policinë e Kosovës.
Siç ka konfirmuar sekretarja organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmedi, takimi është mbajtur në atë formë që mbarëvajtja e protestës të shkojë sa më mirë.
Front Online do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë tubim.
