×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia e Kosovës jep detaje për sulmet e djeshme në Zubin Potok dhe Zveçan

    FrontOnline
    26 Shtator 2021

    Sot është bërë një javë që nga dita kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet me shtetin e Serbisë, sa i përket targave të automjeteve.

    Me të marrë ky vendim, asnjë automjet nga shteti serb nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës pa u pajisur me targa të përkohshme, apo targa të njohura si provuese.Ky vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës bëri që situata në veri të jetë e tensionuar, ku serbë të shumtë vazhdojnë të protestojnë kundër këtij vendimi.

    Përpos vendosjes së barrikadave të shumta në Jarinje dhe Bërnjak, gjatë ditës së djeshme pati edhe disa incidente të tjera.

    Njëra prej tyre ishte ku persona të dyshimtë kanë djegur objektin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Zubin Potokut.

    E lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në rrethana të panjohura zjarri ka përfshirë njërën nga zyrat e kësaj komune.

    “Zubin Potok 25.09.2021 – 01:05. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë zyra e Komunës së Zubin Potokut. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”.

    Përpos kësaj një raportim tjetër u bë në Zveçan, ku persona të panjohur kanë thyer xhamin e zyrës së regjistrimit dhe kanë hedhur dy granata dore.

    “Njësia për deminim ka dal dhe ka bërë asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Gjithashtu u theksua se njësitë përkatëse të policisë janë duke hetuar rastin.

    Lidhur me këto raste dje u deklarua edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    Ndër të tjerash ai tha se përkundër veprimeve të tilla, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin.

    “Ftojmë qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin se është në shkelje të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten,...
    Lajme20 Korrik 2025
    Shoqëria civile ka ngritur shqetësim lidhur me vendimmarrjen e Qeverisë në detyrë. Pas vendimit të Gjykata Supreme, e cila e bëri të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri e ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë, dhe e...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një foto që tregon lirimin e hapësirave publike të zëna më parë nga ndërtimet...
    Lajme20 Korrik 2025
    Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka paralajmëruar një “skenar të errët”...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.