Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që të dyve iu është gjetur drogë.
Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në Lagjen e Zabelit, dhe tjetri në rrugën Esat Berisha në Gjilan, pas intervistimi të dy janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Lagjja e Zabelit, Gjilan 08.04.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Rr. Esat Berisha, Gjilan 08.04.2022 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 0.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline