Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij.
Haradinaj thekson se në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terrorista serb.
“I tillë ishte koordinimi kundër UÇK-së në përfshirjen e tyre ne ligjin e pagave ku publikisht votuan kundër. I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin.Të tilla janë mashtrimet e nëpasnjëshme me të cilat Kurti dhe kasta e tij tash e katër vite i ushqen popullin me popullizëm e në anën tjetër armiqësoi vendin me aleatët kryesorë”, shkruan Haradinaj.
Siç pohon Haradinaj, vlerat tona kombëtare nuk ka qeveri e as individ që mund t’i thyej.
“Mobilizimi për t’i largu këta mashtrues e shërbëtorë jugosllav tashmë nuk është vetëm detyrë, por mision që kërkon gjithëmobilizim”.