×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët kërkojnë ngritje pagash

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga krerët e shtetit që të marrin parasysh kërkesat e policëve për ngritje të pagës, për pagesën e shujtës, pagesën e ndërrimit të natës e pagesën e orëve shtesë, duke paralajmëruar se nuk përjashton asnjë veprim për shprehjen e pakënaqësive.

    Përmes një njoftimi për media, SPK-ja ka bërë të ditur se sot u ka dërguar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri, ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, një kërkesë urgjente “që të rishikohen edhe njëherë kërkesa e Policisë, të cilat edhe pse është premtuar se do të realizohen, nuk janë realizuar”.

    “Ngritja e pagës për punonjësit e Policisë së Kosovës (të gjitha kategoritë), pagesë për shujtën (ushqimore), pagesa e ndërrimit të natës në mënyrë të dinjitetshme, pako emergjente gjatë kësaj kohe sikurse për punonjësit e shëndetësisë, orët shtesë nuk paguhen me rregull”, janë kërkesa që kjo Sindikatë u ka dërguar sot tre krerëve të institucioneve.

    “Sindikata e Policisë së Kosovës që nga fillimi është përkushtuar për mirëqenien e anëtarëve të PK-ës, dhe atë duke kërkuar që të ngrihet mirëqenia dhe dinjiteti i policit. Edhe pse kishte mirëkuptim në disa raste për mos më thënë pak, ne nuk jemi ndal në asnjë kohë. Qeveritë e kaluara kanë bërë diçka, por jo thelbësisht në shumë kërkesa tona sikur ishin; sigurimin shëndetësor dhe aksidental, mosrealizimi i kontratës kolektive që ngërthen në vete edhe shumë benefite për Policinë e Kosovës, pensionimi i parakohshëm etj.”, thuhet në letrën e Sindikatës.

    Kjo sindikatë ka kujtuar edhe për rreziqet me të cilat përballen policët, ndërsa ka shtuar se orari i zgjatur për shkak të pandemisë ka shtuar rrezikun për shëndetin e tyre.“Tashmë jeni në dijeni për situatën që pa kalon vendi që nga marsi i këtij viti (2020) pas paraqitjes së Pandemisë, Policia e Kosovës nuk është ndal asnjë minutë deri tani, dhe atë me orar dymbëdhjetë (12) orësh, me rrezik permanent për shëndetin e tyre, gjë të cilën veç tashmë kemi filluar edhe të ndjejmë ne dhe familjet tona. As këtu s’kemi përkrahje edhe përkundër pakos prej 300 eurosh që marrin punonjësit e shëndetësisë ajo nuk është për pjesëtarët e policisë së Kosovës. Kemi kërkuar pagesën e udhëtimit, sepse kemi udhëtuar gjatë, kemi kërkuar pagesën e një shujtë për ushqim dhe përpos premtimeve që do paguajnë akoma pa gjë konkrete”, thuhet në kërkesën e SP.

    Në fund të letrës, “kërkohet që kërkesat të rishikohen pasi janë domosdoshme për mirëqenien e familjes, ndërkaq thuhet se pakënaqësitë janë të mëdha te zyrtarët policorë, dhe natyrisht që nuk do përjashtohet asnjë veprim në të ardhmen”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti dhe Fitimi kanë folur rreth formatit të Big Brother. Ata shpreheshin se në...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjatë mbrëmjes, Drenusha i ka thënë Sarës në prani të Drilonit dhe të tjerëve, se ajo nuk ka fare ndjenja për Drilonin....
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti ka folur rreth darkës që pati me Xhenetën. Ishte Rovena ajo që e...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Në orët e vona të natës, Gjesti është shprehur se Xhenetës nuk ia ndjen fare për të. Madje ai u shfaq i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.