×
  • Lajme
  • Lajme

    Po sillte orendi shtëpie nga Evropa, policia ia sekuestron mallin dhe furgonin në Novosellë

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon në fshatin Novosellë, i cili dyshohej për kontrabandë me mallra.

    Në njoftimin thuhet se policia, pas kontrollit ka konstatuar se në furgon kishte të ngarkuar mallra të ndryshme të sjella nga Evropa si dhomë gjumi, orendi kuzhine, një televizor, gjashtë telefona, enë kuzhine dhe pajisje të tjera shtëpiake me vlerë të konsiderueshme.

    “Bazuar në dyshimet e arsyeshme, dyshohet se malli i gjetur është futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale, me qëllim përfitimi personal ose në dobi të një personi tjetër. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si ‘kundërvajtje doganore’, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës për vlerësim dhe procedim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim

    Më tej, policia bëri të ditur se furgoni është sekuestruar, pasi drejtuesi i tij po voziste automjetin gjatë periudhës së ndalimit të patentë-shoferit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Një grua dyshohet se është dhunuar dje në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “DHUNIM- Prishtinë /22.03.2025 –...
    Lajme23 Mars 2025
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi në tremujorin e parë...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot janë bëhen 36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Biznesmeni Behgjet Pacolli, e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për shpifje dhe gënjeshtra Pacolli në postimin e tij të bërë...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që importonte kokainë nga portet evropiane, është goditur nga policia. 19 persona...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu doli para policisë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e lidhura me terrorin të...
    Lajme22 Mars 2025
    Nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, thotë ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch. Bosch thotë se...
    Lajme22 Mars 2025
    Nga Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është thënë se ata kanë arritur rezultate të shkëlqyera gjatë...
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka krahasuar familjen e tij me atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama. I...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.