×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Plazhi i Velipojës pritet t’i zbresë çmimet për sezonin veror

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Teksa kulmi i sezonit të plazhit po afrohet operatorët e shërbimit ende janë të paqartë mbi mbarëvajtjen e sezonit këtë vit.

    Ministria e Turizmit në bashkëpunim me atë të Shëndetësisë kanë shpërndarë protokollet e higjienës për parandalimin e COVID-19, ndërsa strukturat akomoduese ende nuk kanë nisur zbatimin e tyre.

    Për të diskutuar më shumë mbi këtë temë, ishte në një lidhje direkte me Euronews Albania një nga operatorët turistikë të zonës së Velipojës, Lekë Marku.

    Teksa tha se operatorët turistikë të zonës i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me protokollin e sigurisë në kuadër të situatës nga COVID-19, Marku theksoi edhe përparësitë që ka plazhi i Velipojës në kushtet ku ndodhemi.

    “Në respekt të plotë me masat për situatën në të vilën ndodhet vendi, java e fundit ka shërbyer për t’u përgatitur që çdo gjë të jetë në rregull për fillimin e sezonit. Velipoja ka disa avanatazhe në krahasim me disa plazhe të tjera, pasi natyra ja ka falur dhe njerëzit e kanë përdorur mirë natyrën. Me bregdetin e gjerë, rreth 12 km, 6 km nga të cilat janë të përdorshme, siguron një akomodim të mbi 100 mijë turistëve. Këtu bëhet më e thjeshtë me kushtet e reja pasi shumica e shërbimeve të lokaleve dhe restauranteve bëhet në ambient të hapur”, tha Marku.

    I pyetur lidhur me çmimet që do të aplikohen këtë vit nisur edhe nga ajo që publikohet në disa media për shifra abuzive, ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Velipojë, ku sipas tij çmimet jo vetëm nuk do të rriten, por nisur nga situata ekonomike për shkak të virusit po diskutohet me operatorët e tjerë për të siguruar një çmim më të pranueshëm.

    Klientët më të rëndësishëm për Velipojën mbeten shtetasin kosovarë të cilët siç tha ai, mezi po presin të hapen kufijtë

    “Kosovarët janë oksigjeni që i japin vlerë turizmit në Velipojë, ata janë shumë të interesuar, iu kemi thënë se nuk do ketë rritje të çmimeve dhe sapo të hapen kufijtë do t’i presim si miq si gjithmonë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.