×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Platforma ‘Made in Kosova’ po vazhdon të ndihmojë prodhuesit

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes platformës “Made in Kosova” sot me sukses ka realizuar kontratën e radhës të shitjes për prodhuesit vendor.

    Kësaj radhe kompania Industria Metalike e Kosovës ka nënshkruar kontratë shitjeje me kompaninë Kovaci Termo nga Shqipëria, për shitjen e tubave të çelikut, në sasi prej 53 ton. Kjo kontratë u realizua falë pranisë së kësaj kompanie në platformën “Made in Kosova”.

    “Platforma është një panair i përhershëm online, ku secila kompani ka mundësinë që të prezantoj produktet e veta. I ftojmë të gjitha kompanitë vendore që të jenë pjesë e platformës, ku do të bëhet dixhitalizimi i prezencës online dhe promovimi i produkteve të tyre. Kjo platformë ka për synim që të ju shërbejë rritjes dhe zhvillimit të kompanive kosovare, të rris punësimin në Kosovë dhe do të ju mundësojë kompanive të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave botërore”, njofton Klubi i Prodhusve.

    Kompania Industria Metalike e Kosovës është ndarë e kënaqur me shërbimet që ofron kjo platformë dhe përkrahjen që ofron për prodhuesit vendor. IMK është një nga fabrikat më të mëdha në Evropën Juglindore për prodhimin e tubave të çelikut me tegel, të cilat përdorën në sisteme të ndryshme të ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve në shumë vende të botës.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje të bëra së fundmi ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu....
    Lajme28 Maj 2025
    Është aprovuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite. Siç bën të ditur ambasada e Kosovës në Riad, miratimi...
    Lajme28 Maj 2025
    Ka vdekur, Naim Kerolli, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga luftëtarët e parë të lirisë. Ai ishte pjesë e...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Analisti Shenoll Muharremi ka ftuar që të përkrahet Prokuroria e Shtetit. Ai ka vlerësuar se shteti forcohet kur prokuroria nuk i frikësohet...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka komentuar vizitën e fundit në Kosovë dhe protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së. Gjatë...
    Lajme28 Maj 2025
    Për të shtatën ditë me radhë punëtorët e Kompanisë Rajonale “Pastrimi” janë në grevë përpara komunës së Prishtinës. Ata, ditë më parë,...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave të fundit publike të përfaqësuesve të subjektit politik Guxo dhe disa...
    Lajme28 Maj 2025
    Një grua është arrestuar të martën në Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi është kapur me pesë gramë kokainë. Policia e Kosovës njoftoi...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kushtet e presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.