×
  • Lajme
  • Lajme

    Pishina në Mitrovicë paralajmëron hapjen dhe ndej – kundër masave të qeverisë

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Një pishinë në Mitrovicë ka njoftuar se punon 24 orë dhe ky orar është kundër masave të qeverisë.

    Qeveria e Kosovës si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit ka mbyllur disa biznese e në mesin e tyre edhe pishinat të cilat nuk i përmbahen rregullave të IKSHPK-së.

    Madje në ditët e fundit disa pishina janë mbyllur për shkak se kanë punuar kundër rekomandimeve të IKSHPK-së, ndërkaq gjatë së hënës pronarët e pishinave kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kundër masave të marra.

    Është pishina “Mrizi i Zanave”, në Mitrovicë që një ditë pas kësaj proteste ka paralajmëruar se do të hapet sot me fillim prej orës 19:00, shkruan lajmi.net.

    Madje në njoftimin e hapjes së kësaj pishine nuk tregohet asnjë masë mbrojtëse e as nuk thuhet nëse qytetarët do të duhet të mbajnë maska e distancë.

    Po ashtu, në faqen e kësaj pishine thuhet se janë të hapur nga ora 08:00 deri në ora 00:00, gjë që është kundër masave të qeverisë, pasi që pas orës 22:30 ndalohet çdo lëvizje përveç personave me leje të veçantë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.