×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pipero: Duhet bërë hetim inteligjent për Covid-19

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Në një intervistë në studion e ABC News, mjeku infeksionist u shpreh se në fillim të epidemisë vendet u përballën me shumë të panjohura për shkak të së cilës u vendosën masa kufizuese të detyruara për të mbajtur nën kontroll këtë virus.

    “Shifrat e para të raportuara janë të sforcuara, të mbajtura nën kontroll me forcë. Në rast se në atë fazë do kishim qenë të hapur si sot, do kishim 10-15 herë më shumë”, u shpreh Pipero.

    Pëllumb Pipero: U bë tashmë 3 muaj e gjysmë me raste të infeksioneve në vend. Numri i rasteve pozitive nuk na shqetëson por numri i shtuar i rasteve në spital dhe një pjesë e tyre në gjendje të rëndë na shqetëson, dhe na bën të analizojmë situatën dhe për të mundësuar kufizimin e mëtejshmë dhe mbajtjes nën kontroll të epidemisë në vend. Fakti që numri i rasteve pozitive në spital po pëson ulje-ngritje do të thotë se jemi në fazën që mund ta quajmë si “ngopje” të rezervuar dhe unë shpresoj fort që me kalimin e ditëve numri duhet të bjerë. Numri i të infektuarve nuk bie vetë, nëse nuk kemi kujdes. Është shumë e rëndësishme distanca dhe maska. Nëse ne ruajmë distancën dhe mbajmë maskën numri do të bjerë.

    Jemi pak më shumë se dy javë nga hapja totale, ndërkohë që hapja graduale kishte filluar 2-3 javë më parë. Duhet të kemi në konsideratë që jo të gjithë rastet kanë rënë në kontakt ditën e parë, apo ditën e dytë, kjo ka një vazhdimësi, cdo ditë e re ka 14 ditë mbrapa ndaj theksoj për përdorimin e maskës, duhet doemos maska dhe distanca gjithashtu edhe higjiena.

    A mund të themi se shifrat e raportuara varen nga numri i testimeve që bëhen, pasi ditët e fundit thuajse numri i tyre është mbi 300, gjë që nuk e kemi patur kur ishim të izoluar, fazë në të cilën kemi besuar se ishte piku i epidemisë?

    Pëllumb Pipero: Ka dy momente të rëndësishme, në fillim të kësaj epidemie të gjithë dinim pak ose aspak, bota gjithashtu, ishim të papërgatitur. E vetmja që kishim në dorë kishim distancimin social dhe kësisoj duke u mbyllur tërësisht, shifrat nuk janë shifrat reale të ecurisë së një pandemie në rrugën e vet sikundër mund të jetë një grip stinor.

    Të gjithë kemi menduar, mbështetur në rrugën e transmetimit, ky është një virus respirator dhe si i tillë ka sezonalitet, transmetohet përmes spërklave, me vazhdimin në valë të gjatë kohe ulet virulenca me kushtin që të mos pësojë ndryshime gjenetike, ky virus nuk i ka respektuar këto ligjësi të një virusi respirator.

    Shifrat e para të raportuara janë të sforcuara, të mbajtura nën kontroll me forcë. Në rast se në atë fazë do kishim qenë të hapur si sot, do kishim 10-15 herë më shumë. E zhvendosur në kohë, të hapur tërësisht, për fat keq e shoqëruar edhe me pakujdesi, do të kishte rritje të rasteve.

    Ndaj them që krahasuar me pjesën e parë të kësaj epidemie ne në këtë fazë jemi më mirë edhe pse kemi raste të shtuara të rasteve. Sa i takon testeve, unë personalisht kam qenë mbështetës i fortë i testimeve për të diagnostikuar, sepse tamponi është test diagnostikues. Testimi duke gjurmuar rastet me klinikë, ka qenë efikas për izolimin e vatrës. Tashmë që fillon faza e dytë, duhet të bëjmë hetim inteligjent.

    Nuk është filozofi e madhe të konstatosh atë që shfaq klinikë, por çështja është nëse kemi mundësi ta zbulojmë rastin pa shfaqur klinikë. Ky do të thotë hetim inteligjent, të gjesh gjilpërën në kashtë. Besoj që duhet të ketë një hetim për rastet e kontakteve të kontakteve.

    Tamponin e ka diktuar situata, ndaj themi që epidemiologët tanë kanë punuar jashtëzakonisht mirë dhe për mua nuk kanë gabuar. Diskutimi për rastet e shumta apo të pakta do vazhdojë. Në kohën e duhur duhet bërë studimi sero-prevalencë, serologjik për të parë ekspozimin. Mbi bazën e ekspozimit duhet të ndërtojmë politika për më tej për të mbajtur nën kontroll epideminë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është fejuar me partnerin e saj, futbollistin e Dortmundit, Karim...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.