×
  • Opinione
  • Opinione

    Pikëpamja e “Guardian”-it për të ardhmen e Kosovës: Evropa duhet të bëjë më shumë

    FrontOnline
    27 Shtator 2023

    Editorial i redaksisë së ditores The Guardian

    Tensionet spirale midis Prishtinës dhe Beogradit, sërish kanë shpërthyer në dhunë. Nuk po funksionon strategjia ndërmjetësuese e Bashkimit Evropian.

    Në fundjavë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli i dëshpëruar në lidhje me një dekadë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që vazhdon të refuzojë të njohë statusin e pavarur të vendit të tij. Në një intervistë për Guardian, Kurti pohoi se negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian rrezikojnë të arrijnë në qorrsokak. Menjëherë pas publikimit, pati një konfirmim ogurzi se me të vërtetë nadiri është arritur. Në një përshkallëzim serioz të tensioneve, pesë persona, përfshirë një polic kosovar, u vranë pas një prite nga njerëzit e armatosur e të paidentifikuar pranë kufirit me Serbinë.

    Për BE-në dhe shefin e saj të politikës së jashtme, Josep Borrell, pasojat e dështimit diplomatik shtrihen shumë përtej fatit të skajit verior të Kosovës, me popullsinë e saj me shumicë serbe. Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja ka dyfishuar përpjekjet e saj për të ankoruar Ballkanin Perëndimor brenda orbitës së saj dhe për të luftuar ndikimin e Moskës. Por, të shtënat e së dielës tregojnë se në këtë pikë të nxehtë ballkanike, qasja e tij nuk po funksionon.

    Një marrëveshje e dukshme përparimi, në pranverën e kaluar, e detyroi Serbinë të njohë kombësinë e Kosovës në këmbim të fuqive gjysmë autonome për komunat me shumicë serbe në veri. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pa pikë turpi ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe është mburrur publikisht për këtë. Në prill, qeveria e tij kundërshtoi ofertën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Z. Kurti nuk ka zbatuar vetëmenaxhimin politik në zonat me shumicë serbe të Kosovës. Ka antagonizuar vendasit përmes vendosjes së njësive speciale të policisë dhe kryesoi në zgjedhjet lokale të dështuara, në të cilat bojkoti çoi në një pjesëmarrje prej katër për qind.

    Kështu, një elaborat i përpunuar diplomatik rrezikon të shndërrohet në dhunë serioze. Por, për këtë z. Borell duhet gjithashtu të marrë disa përgjegjësi. Z. Kurti pohon se rënia e besimit në palën kosovare ka ardhur nga “neutraliteti i humbur” nga ana e të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajcak. Këtë verë, një grup politikanësh të lartë perëndimorë theksuan pothuajse të njëjtën në lidhje me “politikën e Perëndimit për Ballkanin që në qendër ka Beogradin”.

    Brukseli dhe Uashingtoni duket se i kanë dhënë përparësi nevojës për të mbajtur z. Vuçiq në krah, duke pasur parasysh ndikimin rajonal të vendit dhe lidhjet e rëndësishme me Rusinë. Duke vepruar kështu, ata rrezikojnë të neglizhojnë nevojën për të mbrojtur Kosovën nga makinacionet e një fqinji ngacmues dhe shumë më të madh që beson se Kosova nuk ka të drejtë të ekzistojë. Duke pasur parasysh rrethanat dhe historinë e kohëve të fundit në Ukrainë, nuk është befasuese që z. Kurti të ketë dyshime për t’u dhënë më shumë pushtet serbëve të Kosovës me prirje separatiste në veri. Ndërkohë, në prapavijë, Rusia ka bërë çmos për të nxitur dhe shfrytëzuar paqëndrueshmërinë, ndërsa presidenti serb zakonisht manipulon krizën për të grumbulluar mbështetjen nacionaliste në vend.

    Disa shtete të BE-së theksojnë se edhe z. Kurti ka bërë gabime. Ka nxitur në mënyrë të pamatur pakënaqësitë në veri, ku autonomia më e madhe do të jetë – në mënyrë të pashmangshme – pjesë e çdo zgjidhjeje të suksesshme. Por, kjo është një çështje e statusit përfundimtar që duhet të shkojë paralelisht me lëvizjet reale nga Beogradi. BE-ja gjithashtu duhet të rregullojë shtëpinë e vet. Pesë anëtarë të BE-së deri më tash nuk e kanë njohur Kosovën, për shkak të një ekuivalence të rreme midis rrethanave të pavarësisë së saj dhe çështjeve të tyre të pakicave. Një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetës më autoritar dhe efektiv në një rajon të trazuar dhe jetik. /Telegrafi/

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Opinione06 Maj 2024
    Shkruan: Jasmin Mujanovic Organizata ndërqeveritare Këshilli Europës këtë muaj do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të pranojë Republikën e Kosovës...
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala. Artistja shqiptare me...
    Kronika07 Maj 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në tokën e tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes....
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një shtetasi të Shqipërisë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dal nga shtëpia dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas policisë, pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar...
    Kronika07 Maj 2024
    Të hënën në Podujevë janë arrestuar katër persona të cilët pas një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë. Siç...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.