Kompania më e vjetër në Kosovë për shitjen me pakicë të derivateve “Petrol Company” ka hapur edhe një pikë të re të shitjes me pakicë të derivateve në Prishtinë, me qëllim që të jetë sa më afër klientëve të saj besnik.
Pika e re e shitjes gjendet në mes të rrugës transit që shpie nga rrethi i Dragodanit e që shkon në drejtim të Zonës Industriale në Prishtinë, më saktësisht kapun me servis Auto Zhushi.
Sikurse në të gjitha pikat e shitjes edhe këtu do të gjeni derivate shumë cilësore me cmime tejet ekonomike, e pikërisht këto dy veti e bëjnë dallimin mes Petrol Company dhe pompave tjera që shesin derivate në vendin tonë.
Petrol Company si kompania më e vjeter dhe madhe e shitjes më pakicë të derivateve në Kosovë në vazhdimësi është shquar për korrektësi dhe sherbime tejet cilësore
Përveç shitjes së derivateve në këtë pikë të re do të gjeni edhe marketin i cili është shumë i furnizuar me pije e produkte të ndryshme ushqimore.
Petrol Company është kompania 100 % vendore. Tashmë dihet se veturat që furnizohen rregullisht në këtë kompani bëjnë gati 30 % më shumë kilometra se sa kur furnizohen nepër pompa tjera të derivateve në Kosovë. / Front Online /