Pesë persona kanë vdekur në Novi Pazar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ka njoftuar koordinatori i spitalit rajonal në Novi Pazar, Mirsad Gjerlek, raporton “RTS”.Ai ka treguar se në qendrën rajonale për COVID-19 në Novi Pazar janë shtrirë 298 persona.
“Është dita e parë që kemi më pak se 300 pacientëve në qendrën rajonale në Novi Pazar. Momentalisht janë të shtrirë 298 pacientë. Janë shtrirë 11 persona në 24 orët e fundit, e shtatë janë në respiratorë. Për fat të keq pesë pacientë kanë humbur jetën”, ka shtuar Gjerlek.
Novi Pazar, qytet në Serbi i banuar me shumicë boshnjake, është goditur rëndë nga koronavirusi i ri.