×
  • Lajme
  • Lajme

    Përurohet objekti i ri i shkollës “Idriz Ajeti” në Pjetërshticë të Shtimes

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Komuna e Shtimes gjatë ditës ka përuruar objektin e ri të shkollës fillore “Idriz Ajeti” në fshatin Pjetërshticë në vlerë prej rreth 700 mijë eurosh. Për këtë objekt është përfolur mjaftë shumë gjatë vjetëve të fundit si projekt i zbaritur derisa objekti i vjetër i kësaj shkolle nuk i kishte plotësuar kushtet teknike për zhvillim të procesit mësimor.

    Sipas zyrtarëve komunal objekti i ri me sipërfaqe prej mbi 2200 metra katrorë do t’i plotëson të gjitha kushtet dhe nevojat për nxënësit e këtij lokaliteti.

    Kryetari i kësaj komune Naim Ismajli, gjatë përurimit të objektit të ri ka thënë se nxënësit e këtij lokaliteti po e nisin gjysmë vjetorin e dytë në kushte dhe standarde evropiane.

    “Komunës së Shtimes, iu shtua edhe një objekt i ri shkollor. Është kënaqësi e veçantë që fillojmë̈ gjysmëvjetorin e dytë në ShFMU “Idriz Ajeti” duke hapur dyert e një godine moderne shkollore për fshatin Pjetërshticë. Ne si institucion komunal, përmes drejtorisë së Arsimit në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, kemi bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor, në të gjitha objektet shkollore ku është bërë dezinfektimi si dhe furnizimi i kabineteve të Kimisë dhe Biologjisë me pajisje didaktike, po ashtu janë të furnizuara mirë me mjete mbrojtëse higjienike kundër pandemisë si dhe kanë në dispozicion ngrohje qendrore”, ka thënë midis të tjerash Ismajli.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.