×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përshpejtohet procesi i lehtësimit të masave kufizuese në Irlandë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Kryeministri irlandez, Leo Varadkar njoftoi sot se qeveria e tij do të përshpejtonte edhe një herë procesin e lehtësimit të masave kufizuese në Irlandë, në sajë të progreseve të regjistruara në luftën kundër koronavirusit.

    “Qeveria miratoi një ndryshim të planit të veprimit”, theksoi drejtuesi në një konferencë shtypi.

    Vendet e kultit dhe të argëtimit, palestrat, kinematë dhe parukeritë do të mund të hapen që prej 29 qershorit, më herët nga sa ishte parashikuar.

    Aktivitetet sportive do të mund të rifillojnë gjithashtu dhe grumbullimet masive do të autorizohen, por të kufizuara deri në 50 persona në ambjente të mbyllura dhe 200 persona në ambjente të hapura deri më 20 korrik.

    Meqënëse virusi nuk ka ikur ende, është e rekomandyar të punohet nga shtëpia kur është e mundur.

    “Ndjenja e shpresës ka qenë gjithnjë e pranishme dhe na ka sjellë këtu ku jemi tani, përpara afatit, të aftë të përshpejtojmë rihapjen e shoqërisë dhe ekonomisë sonë”, theksoi Leo Varadkar.

    “Ne do të jetojmë një lloj jete shumë të ndryshme, por një jetë ku ne mund të bëjmë kaq shumë gjëra që janë përsëri të rëndësishme për ne dhe familjet tona”, shtoi ai. /ata/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.