×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në KQZ, Valdete Daka detyrohet ta mbyllë mbledhjen

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Kërkesa e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, drejtuar Institutit Kombëtar të shëndetësisë Publike rreth mundësisë mbajtjeve të zgjedhjeve në Podujevë dhe veri të Mitrovicës, ka shkaktuar përplasje në mbledhjen e sotme të KQZ-së, për çka pastaj kryetarja e ka shpallur mbledhjen e mbyllur. Në mbledhjen e sotme, u bë i ditur edhe dekreti i Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve në këto dy komuna më 29 nëntor, komuna këto në të cilat për shkak të situatës me pandeminë, zgjedhjet ishin shtyrë për një afat të pacaktuar.

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se kërkesat drejtuar institucioneve të tjera mund të shkojnë vetëm me vendim të KQZ-së në të kundërtën kërkesat personale nuk protokollohen, siç edhe ka ndodhur ditë më parë me kërkesën e Sami Kurteshit dhe Alim Ramës.

    Të dy, i janë drejtuar IKShP-së me kërkesë që të analizojë situatën me pandemi dhe të rekomandojë mbajtjen ose jo të zgjedhjeve, por nuk kanë marrë përgjigje.

    Lidhur me këtë çështje, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, akuzoi anëtarët e Vetëvendosjes së kanë bërë presion ndaj Sekretariatit të KQZ-së.

    “Unë personalisht jam njoftuar, por edhe anëtarët e tjerë lidhur me presionin që është bërë nga dy anëtarët e KQZ-së, në këtë rast nga Lëvizja Vetëvendosje, ndaj kryetare kërkoj edhe nga ju që të dilni në mbështetje të respektimit të udhëzimit administrative lidhur me komunikimin e brendshëm dhe të vendoset një standard dhe të respektohet një standard o komunikimit brenda gjithë anëtarëve të KQZ-së bashkë me sekretariatin. Të bëhet një qartësim se kush e çka ka bërë presion”, tha ai.

    Pas kësaj, Daka kërkoi që të ruhet distanca në mes të anëtarëve të KQZ-së dhe Sekretariatit.

    “Kish me qenë mirë që të gjithë anëtarët, pa dallim, të ruajnë distancën me sekretariatin dhe mos ta keqpërdorin pozitën si anëtar të KQZ-së si anëtarë që janë të ftohen në takime anëtarët e sekretariatit dhe në çfarëdo mënyre të shqetësohen dhe të u bëhen, nuk po them kërcënime, por biseda. Nuk kisha dashtë me vazhdue me këtë çështje”, tha ajo.

    Kjo shkaktoi përplasje fjalësh në mbledhje ndërkohë Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje tha se po bëhen akuza kriminale.

    “Kjo është akuzë kriminale e KQZ-së. Kush ka shku prej anëtarëve të KQZ-së nëpër zyre. Keni me tregu a ka shku Sami Kurteshi në ndonjë zyre me diskutu për çfarëdo çështje”, tha Kurteshi.

    Kjo përplasje ka bërë që shefja e KQZ-së të mbyllë mbledhjen para se të shqyrtohen të gjitha pikat që ishin paraparë në rendin e ditës.

    Paraprakisht, në mbledhjen e sotme kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se presidenti ka dorëzuar dekretin për mbajtje ne zgjedhjeve në Podujevë dhe veri të Mitrovicës për datën 29 nëntor.

    Për këtë, Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje kritikoi presidentin, meqë siç tha ai është dashur të konsultojë partitë politike.

    “Kemi ardhur në një gjendje kur është shpallë dekreti, edhe pse dekreti është shpallë pa konsultim me partitë politike, sipas ligjit për zgjedhjet lokale, edhe ato të përgjithshme, neni 4 paragrafi 1, presidenti duhet të konsultohet me partitë politike e jo me KQZ-në. Kjo është bërë si gjithmonë që bëhet, shpallje në mënyrë jo transparentë, kundërligjshme”, tha ai.

    Ndërsa Daka tha se pas këtij vendimi, KQZ duhet të nisë organizimin e zgjedhjeve, për çka i kërkoi kryeshefit të Sekretariatit të tregojë se ku duhet vazhduar me këtë proces, meqë zgjedhjet ishin anuluar në mars për shkak të përhapjes së koronavirusit.

    “Presidenti ka shpallë zgjedhjet dhe nuk kemi çka të diskutojmë më, të vetmen gjë që mund ta diskutojmë është si me i organizua këto zgjedhje, asgjë tjetër, a ka pasur të drejtë apo kush ka pas të drejtë mos të diskutohet”, tha ajo.

    Por, Alim Rama nga Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi të kundërshtoi zgjedhjen e Burim Ahmetaj në krye të Sekretariatit.

    “Nuk po e shoh të arsyeshme që Burimi të marrë rolin e kryeshefit në mungesë të kryeshefit, sipas detyrës përcaktohet si duhet vepruar në mungesë të kryeshefit”, tha ai.

    Por, Daka tha se deri në marrjen e një vendimi nga organet kompetente që vendosin për ankesat, Ahmetaj do të vazhdojë punën kryeshef, meqë siç tha ajo, ai është zgjedhur me shumicë votash në KQZ.

    “Më lejoni të përfundoj mbledhjen ju thash pikat e rendit të ditës caktohen në mënyrë të përcaktuar me rregullore mbi punën e KQZ-së, në momentin kur propozoni që një pikë të futet në rend të ditës në takim votohet dhe nëse i merr votat futet në rend të ditës. Rendi i ditës është votuar. Të vazhdojmë mbledhjen, në mbledhjen tjetër nëse keni ndonjë propozim e votojmë. Ju lutëm, unë dialog dhe monolog nuk mund të lejoj, më lejoni të kryejë mbledhjen, a bën t’a vazhdoj mbledhjen, më leni ta vazhdoj mbledhjen”, tha Daka.

    Ndërsa Ahmetaj bëri të ditur se pas vlerësimeve që ka bërë Sekretariati i KQZ-së, në nuk ka nevojë për buxhet shtesë për mbajtjen e zgjedhjeve në komunën e Podujevës.

    “Pas vlerësimit nga Sekretariati i KQZ-së konsiderojmë se nuk ka nevojë për buxhet shtesë në komunën e Podujevës, mirëpo janë disa aktivitete të cilat pothuajse i kemi konsumuar për shembull në raport me transportin e materialit zgjedhor, duhet të gjejmë një mënyrë si t’a kompensojmë këtë transport në bazë të procedurave, apo nëse ka nevojë për buxhet shtesë, mirëpo e thash më herët që për buxhet shtesë në komunë ne Podujevës nuk ka nevojë”, tha ai.

    Mbledhja e sotme e KQZ-së u përcoll me tensione në mes të anëtarëve, çka shkaktoi edhe përfundimi ne saj pa u shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

    /Kosova Press/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Gjesti si duket nuk është fare në disponim. Ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndejës. Më poshtë mund ta...
    Vip16 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes Xhenetës, Anës, Dianës dhe Gesa. Diana tha se Xheneta po promovon dhunë. Reagimin e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.